Etika e femijes 4-5 vjecar

0 0

Kujtohuni se fëmija juaj e ka të nevojshme të krijojë vetë koncepte së të mirës dhe të keqes në moshën 4 – 5 vjeçare. Në këtë moshë, fëmijët kanë një kuptim shumë të thjeshtë për moralin. Kur ai i bindet rregullave me urdhër, nuk e bën këtë sepse është dakort apo se e kupton se çfarë është mire dhe keq sipas jush. Ai ju bindet për t’ju shmangur ndëshkimeve. Në mendjen e tij është vlerësuar pasoja, jo qëllimi. Pra ai është bindur, por nuk është edukuar.
Është mirë që fëmijët të mos marrin leksione për etikën. Ata kanë nevojë për vlerësime të qarta dhe të thjeshta. Nëse e marrin këtë komunikim, ata më vonë janë në gjendje ta përshtasin vetë në mendjen e tyre, në botën e tyre. “Polici i mire” është qetësues për fëmijën, por nuk është e lehtë që ata të kuptojnë ndryshimin midis forcës së egër dhe fuqisë së vendosmërisë pa egërsi. Vetëm prindërit dhe të rriturit kanë mundësi t’ua bëjnë të qartë fëmijëve me sjelljen e tyre, konceptin e përgjegjësisë, personalitetit, të mirësjelljes, të së drejtës dhe vendosmërisë, duke i ndihmuar fëmijët të ndërtojnë një sistem etik të vërtetë, jo fals.
Gjithashtu, kini kujdes, kur ai bën diçka që s’ju pëlqen, mos e kritikoni fëmijën, por vetëm sjelljen. Kur ai thyen diçka me vlerë dhe e qortoni, ai mendon se ju e qortoni sepse është fëmijë i keq, pavarësisht nëse thyerjen e bëri me qëllim apo pa dashje. Fëmijët e kësaj moshe e bëjnë veten fajtorë shumë më tepër nga ç’mendojnë prindërit. Në rastin e mësipërm, ai e ka akuzuar veten pa të drejtë. Është e rëndësishme që fëmijëve t’u mësohet ndryshimi midis aksidentit (të bërë pa dashje) dhe veprimeve që s’duhen bërë. Për ta ndihmuar të mësojë këtë ndryshim, ju duhet ta ndani atë si person nga sjellja e tij. Kur ai bën ose thotë diçka që duhet kritikuar, bëjini të qartë se sjellja nuk ishte e mirë, jo ai vetë. Në vend që t’i thoni se është i keq, përshkruani me hollësi se ku ka gabuar. Për shembull, nëse ai ngacmon një motër ose vëlla më të vogël, më mirë shpjegojini që është e gabuar ta bësh motrën të ndihet keq, sesa thjesht t’i thoni “ti je i keq”. Kur ai pa dashje bën diçka të gabuar, qetësojeni duke i thënë se e kuptoni që nuk e bëri me qëllim. Përpiquni që të mos inatoseni.
Nëse ju zemëroheni shumë, fëmija juaj do të mendojë se jeni inatosur me të dhe jo për dëmin që sollën veprimet e tij. Gjithashtu është e rëndësishme t’i jepni fëmijës tuaj detyra që e dini se mund t’i bëjë dhe më pas lavdërojeni kur i bën ato mirë. Ai tani është i zoti për të marrë përgjegjësi dhe punë të vogla, si për shembull të ndihmojë nënën për të shtruar tavolinën ose për pastrimin e dhomës së tij.
Kur dilni shëtitje me familjen, shpjegojini që prisni që të sillet mirë, dhe përgëzojeni kur sillet ashtu. Për më tepër, jepini mundësi të luajë me fëmijët e tjerë, dhe tregojini sesa krenarë ndiheni kur me lodrat e tij luan me më të vegjlit dhe i ndihmon ata.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X