Eshte normale qe femija im nuk eshte ende duke ecur?

0 0

Ky mund të jetë një shqetësim për shumë nëna, aq sa ndonjëherë vëmendja e tyre fokusohet vetëm tek fakti: pse nuk po ecën ende fëmija im? Mos ndoshta ka ndonjë problem në zhvillimin e tij?

A është normale kjo gjë?
Gjatë vitit të parë të jetës fëmija fillon të koordinojë lëvizjet e tij si edhe të tonifikojë muskujt e trupit. Ai fillon të mësojë si të qëndrojë ulur, të rrotullohet si edhe të zvarritet. Disa fëmijë mund të qëndrojnë të kapur pas një sendi që në muajin e 9 të jetës. Që në këtë moment ai fillon të fitojë aftësi në lidhje me të qëndruarit si edhe të balancojë më mirë trupin e tij. Ai mund të hedhë hapat e parë zakonisht në muajin 9-12.
A duhet të shqetësohem nëse fëmija im ende nuk ka hedhur hapat e parë?
Nuk ka ndonjë problem. Jo të gjithë fëmijët fillojnë të ecin në këtë moshë. Disa prej tyre nuk e bëjnë këtë deri në muajin 16-17, dhe kjo është diçka normale. Nëse fëmija juaj nuk ka qënë shumë i aftë të rrotullohet dhe zvarritet në kohën e duhur me siguri do të hedh me vonesë hapat e parë. Rëndësi ka ecuria e aftësive që fëmija është duke fituar. Ju nuk duhet të jeni tepër të fiksuar në lidhje me kohën kur e fiton një aftësi të caktuar, për sa kohë duket se zhvillimi i tij është normal.
Nëse fëmija juaj ka lindur para kohe duhet të rregulloni moshën e tij që të kuptoni se si duhet të jetë zhvillimi i tij normal. Nëse fëmija juaj është mbi 18 muajsh dhe nuk është ende duke ecur do t’ju këshillonim të flisnit me një mjek në mënyrë që ai të bëjë vlerësimin e zhvillimit gjuhësor, social si edhe aftësive të tij motorrike. Nëse diçka nuk shkon ai mund t’ju drejtojë tek një ekspert. Kjo ndodh nëse mjeku vëren se fëmija ka prapambetje edhe në aspekte të tjera të zhvillimit, dhe më pas t’ju udhëzojë në lidhje me programin që duhet të ndiqni. Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm është shumë i rëndësishëm!

Lexo edhe: Si te mesojme femijen te eci?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X