Pyetja e parë
Përshëndetje doktoresha! Jam shtatëzanë në javën 26+5, por ketë javë ndiej që vajza ime leviz shumë pak, mund ta ndjej 2-3 here në ditë. A është kjo gjë per tu shqetesuar?
Pergjigjet Enriketa Kroi
Pershendetje dashur! Nëse e ndjen vetëm 2-3 herë ne ditë keto kohet e fundit, dhe më përpara bebi ka levizur më shumë, atehere mire eshte qe te bësh një kontroll ekografik të detajuar, për te parë nëse bebi po rritet normalisht, furnizimi me gjak, pozicionimi i plaçentës, etj. Nëse që në fillim bebi ka levizur pak atëhere mbase kjo është stereotipia e lëvizjeve të bebit. Gjithsesi perceptimi I levizjeve te bebit eshte individual. Faleminderit!
Pyetja e dytë
Përshëndetje! Është e nevojshme të kryhet gjilpëra e hapjes së mushkërive nëse lindja me operacion do të bëhet në javën e 38? Faleminderit!
Pergjigjet Enriketa Kroi
Sipas protokollit, kjo gjilpere nuk duhet bere pas javës së 34. Por shpesh here, ne mjekët preferojmë që për të mos pasur probleme me frymemarrjen e bebit, të rekomandojme kryerjen e kësaj gjilpere, gjithsesi jo pertej javës 37-38. Kjo pasi edhe në javen e 38 bebi rezikon në 20% te kete probleme me mos hapjen e mushkerisë në momemtin e daljes nga një mjedis me ujë, në ate me ajër.
Pyetja e tretë
Pershendetje Cila mendoni se është mënyra më e mirë dhe më e sigurt e kontracepsionit pas lindjes? Po në lidhje me mbylljen e tubave ne moshën 30 vjeçare?
Pergjigjet Enriketa Kroi
Natyrisht metoda më e mirë për gruan qe ka lindur eshte DIU, ose sterilja, qe vendoset brenda mitrës. Asnjehëre nuk rekomandojmë mbylljen e tubave, sidomos per një grua të re, pasi kjo metodë është definitive, dhe jeta eshte e gjate, pas disa vitesh mund të kerkojë sërish shtatzani. Ndersa DIU është metode e rikthyeshme, pra në momentin qe hiqet, fertiliteti kthehet serish.
Pyetja e katërt
Përshendetje e dashur doktoreshë Enriketa! Te falenderoj pafund që po na ndihmon me përgjigjet e tua. Doja të dija cila është vitamina më e mirë që mund të pi në shtatzani? Aktualisht jam duke marrë Probenat! Faleminderit!
Pergjigjet Enriketa Kroi
Cfaredolloj vitamine është e mirë, por te zgjedhura jane ato që kombinojnë vitaminat për zhvillimin e trupit me ato për zhvillimin e trurit të bebit. Vetëm se ato per zhvillimin e trurit te bebit duhet te jene “te pastra” pasi është parë që goca që ndodhet në vajin e peshkut mund të çojë në autizëm.
Nga Enriketa Kroi pernenat
Lexo edhe:
Pergjigjet e javes se kaluar nga mjekja Enriketa Kroi
')}
Pershendetje doktoresha .Doja te dija cfare analizash keshilloni ne javen e 6 te shtatzanise .Ju faleminderit !