Dielli është një mik shumë i mirë i fëmijës duke qënë se ai favorizon kalçifikimin e kockave duke qënë se aktivizon vitaminën D të pranishme në lëkurë, megjithatë nëse ju nuk respektoni disa rregulla të caktuara gjatë ekspozimit në diell, rrezet e tij mund të jenë shumë të dëmshme.
Për laktantin është i mjaftueshëm ekspozimi në diell i fytyrës dhe duarve për rreth 2 orë në javë. Por ekspozimi në diell gjatë pushimeve verore mund të jetë i dëmshëm për fëmijën sidomos gjatë vitit të parëtë jetës, pasi lëkura është shumë delikate dhe e ndjeshme ndaj dehidratimit. Ju duhet të keni parasysh se një ekspozim i mirë në diell gjatë fëmijërisë është një mënyrë mbrojtëse shumë e mirë ndaj tumoreve të lëkurës që mund të shfaqen në moshë madhore. Djegia e lëkurës nga dielli si edhe ekspozimi i fëmijës së vogël pa asnjë veshje në lëkurë mund të përbëjë një faktor rreziku për tumoret në lëkurë.
Rrezet e diellit nuk janë të gjitha të njëjta. Ato ndahen në ultraviolet UV-A, UV-B dhe infrarosi (infra të kuqe). Të parat stimulojnë prodhimin e një pigmenti me ngjyrë ë ndodhet në lëurë, melaninën, e cila mundëson nxirrjen e lëkurës. Janë në veçanti rrezet ultraviolet tip A (UV-A) të cilat duke qënë në gjendje të depërtojnë në shtresën e poshtme të lëkurës (dermën), janë në gjendjë të nxijnë lëkurën.
Rrezet ultraviolet tip B (UV-B) qëndrojnë në shtresat sipërfaqësore të lëkurës duke provokuar dilatacionin (zgjerimin) e kapilarëve dhe për pasojë shkaktojnë irritime dhe skuqje të lëkurës.
Rrezet infrarosi e nxehin lëkurën por pa e nxirrë, duke favorizuar veprimin e rrezeve UV-B, duke rritur kështu mundësinë e djegies dhe shfaqjes së eritremave të lëkurës.
Si duhet të veprojmë?
Në vija të përgjithshme ju duhet të evitoni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës të cilat konsistojnë nga ora 11:00-16:00, orë gjatë të cilave rrezet e diellit godasin tokën pingul dhe për pasojë rezultojnë të jenë më intensive. Nëse kjo nuk është e mundur duhet të vendosni në kokën e fëmijës (dhe jo vetëm tek fëmija por edhe ju vetë) një kapele të madhe dhe një bluzë pambuku. Është e nevojshme që lëkura e fëmijës të mbrohet me krem dielli me faktor të lartë dhe filtra diellorë, duke zgjedhur produkte pa aromë në mënyrë që të mos tërhiqen insektet dhe për të mos shkaktuar irritime të lëkurës.
Fillimisht duhet të ekspozoni fëmijën në diell duke filluar nga 5 minuta dhe duke e rritur cdo ditë me disa minuta të tjera. Në mal rrezet e diellit janë më pak të filtruara se në det, dhe për pasojë do të rritet mundësia e djegies së lëkurës, kështu do t’ju këshillonim të mbronit fëmijën me kujdes akoma më të madh.
Kujdes gjatë ditëve me re!
Ju duhet të keni kujdes gjatë këtyre ditëve sepse rrezet ultraviolet (sidomos ato UV-B) kanë aftësi të depërtojnë midis reve dhe për pasojë të shkaktojnë djegie të lëkurës. Mos harroni se kremi i diellit e humb afësinë e tij mbrojtëse me kalimin e kohës dhe për pasojë do t’ju këshillonim të mos e përdornit më një produkt që ka tepruar nga viti i kaluar.
Fëmijët nuk duhet të qëndrojnë në diell pa lëvizur, pasi duke qënë në lëvizje këndi i rrezatimit do të ndryshojë vazhdimisht dhe për pasojë do të ulet rreziku i djegies së lëkurës. Tregoni kujdes edhe në periudhën pas ekspozimit në diell, duke përdorur gjithmonë në fund të ditës një produkt të posaçëm pas diellit.
Po nëse fëmija e kalon pjesën më të madhe të ditës në ujë?
Në këtë rast do t’ju këshillonim të përdornit një krem mbrojtës rezistent ndaj ujit duke e aplikuar herë pas here, pasi qëndrimi në ujë rrit intensitetin e rrezatimit diellor. Personat me lëkurë të çelët dhe flokë të verdhë ose të kuq janë më të rrezikuar për tu djegur nga dielli, dhe për këtë arsye duhet të kujdesen edhe më shumë për të mbrojtur lëkurën. Në rast se në lëkurë fëmija ka ndonjë shenjë apo varicele ende prezente është mirë të bëhet limitimi i ekspozimit në diell duke përdorur edhe filtra mbrojtës.
Përse shërbejnë filtrat mbrojtës?
Qëllimi i filtrave është mbi të gjitha absorbimi i fraksioneve të rrezatimit UV-B në mënyrë të moderuar, duke evituar kështu skuqjen e lëkurës. Gjithashtu ato lejojnë kalimin më tepër të rrezeve UV-A, të cilat kanë efekt nxirrës në lëkurë.
Nëse pavarëisisht kujdesit të treguar lëkura e fëmijës skuqet duhet ta largoni atë menjëherë nga dielli duke evituar daljen sërish gjatë ditëve në vazhdim. Përdorimi i një kremi qetësues mund t’i jepte atij një ndjesi lehtësuese, por vetëm koha dhe largimi nga rrezet e diellit do ta shëronin plotësisht. Djegia do të largohet nga lëkura pas rreth 2-3 ditësh.
Për fëmijët më të vegjël se 6 muajsh këshilohet të bëhet një ekspozim indirekt në diell (edhe në cadër rrezet e diellit mund të reflektohen nga deti dhe rëra), kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit dhe orëve të vona të pasdites. Për fëmijët e kësaj moshe duhet të limitohet përdorimi i produkteve me filtra mbrojtës për të ulur kështu rrezikun e shfaqjes së ndonjë alergjie. Nëse fëmija është disa muajsh, mund të luajë brenda një pishine të vogël prej gome të mbushur me ujë deti dhe të ngrohur në diell.
Nëse fëmija është më i madh mund të lejohet të luajë dhe zhytet i lirë në breg ose direkt në det, gjithmonë i shoqëruar nga një person i rritur. Fëmija nuk duhet të detyrohet asnjëherë të lahet në det nëse nuk ka dëshirë. Ai mund të futet në det edhe nëse sapo ka ngrënë diçka, duke evituar futjen në ujë për rreth 2 orë në rast se uji është shumë i ftohtë ose në rast se ka ngrënë shumë ushqim.
Sa mund të qëndrojë fëmija në ujë?
Përsa i përket futjes në det nuk mund të themi se ka një limit të njëjtë për të gjithë fëmijët. Nëse uji është shumë i ftohtë dhe dielli shumë i fortë, duhet të kontrolloni fëmijën herë pas herë në mënyrë që të mos arrijnë buzët të bëhen ngjyrë lejla ose të dridhet nga i ftohti. Në këtë rast duhet të dalë në mënyrë të menjëhershme nga uji.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
A duhet të trajtohen dhëmbët...
Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...
Ilaçe të reja për trajtimin...
Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...
Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...
Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu