Efektet e çokollatës së zezë në shëndetin e zemrës

0 0

 

Personat e dashuruar me çokollatën e zezë duhet të jenë të lumtur për rezultatin e një kërkimi të fundit portugez, sipas të cilit çokollata e zezë sjell përfitime për sistemin e qarkullimit të gjakut. Studimi, i botuar në revistën shkencore Nutrition, tregoi se ngrënia e çokollatës së zezë ul presionin e gjakut dhe relakson enët e gjakut, duke përmirësuar funksionin kardiovaskular.

Një mostër e vogël

Kampioni i përzgjedhur prej 30 personash, duke filluar nga mosha 18 deri 27 vjeç, u nda në dy grupe. Për një muaj, të gjithë pjesëmarrësit hanin 20 gramë çokollatë të zezë. Ajo që ndryshonte ishte sasia e kakaos dhe epikatekinës që përmbante çokollata:

 Në grupin e parë të dy komponentët ishin më të ulëta;

 Në grupin e dytë më të larta.

Për çdo pjesëmarrës, parametrat e funksionit vaskular dhe kardiak u vlerësuan para dhe pas dietës.

Rezultatet

Në fund të hulumtimit u vërejt një funksionalitet më i mirë i zemrës në grupin e dytë. Në atë që kishte konsumuar çokollatën e zezë me përmbajtje më të lartë kakaoje. Efektet e dobishme janë zbuluar në parametra të ndryshëm si:

– bashkim ventrikular-arterial që vlerëson ndërveprimin ndërmjet zemrës dhe enëve të gjakut dhe tregon efikasitetin kardiovaskular;

– zvogëlimin e presionit të gjakut;

– është rritur relaksimi vaskular;

– funksionalitet më i mirë i endotelit.

Merita e antioksidantëve

Efektet e dobishme të çokollatës së zezë për shëndetin do të rrjedhin nga antioksidantët e pranishëm në sasi të mëdha.

Lexo edhe: Pak cokollate me lajthi ne dite mbron zemren

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X