Ja cilat janë disa nga të vërtetat që duhet të dini rreth mbipeshës:
- Është gjenetike.Shkencëtarët tregojnë se shumë gjene në trupin tonë përcaktojnë peshën e trupit. Por kjo nuk do të thotë se predispozicioni gjenetik përcakton në mënyrë të parikthyeshme peshën e trupit; rreziku mund të ulet ndjeshëm nëpërmjet ushtrimit të rregullt fizik.
- Disa persona kanë më tepër qeliza dhjamore se të tjerët. Individët e destinuar për të pasur më shumë qeliza dhjamore, fillojnë t’i prodhojnë ato që në fëmijërinë e hershme, rreth moshës 2 vjeç. Edhe nëse këta fëmijë reduktojnë sasinë e kalorive të marra nëpërmjet dietës, ritmi i shtimit të këtyre qelizave vazhdon të jetë i shpejtë.
- Shtatzania e nënës përcakton “fatin” e fëmijës. Të dhënat e studimeve të fundit theksojnë se femrat mbipeshë kanë nivele më të larta të sheqerit dhe yndyrnave në gjak. Këto substanca nxisin çlirimin e proteinave, të cilat çrregullojnë sistemin metabolik dhe sistemin e kontrollit të oreksit në trurin e fetusit. Ushqimi i shëndetshëm përpara dhe gjatë shtatzanisë përbën një faktor me rëndësi për zhvillimin e shëndoshë të sistemit metabolik të fëmijës.
- Viruset mund të shkaktojnë mbipeshë. Adenovirusët janë përgjegjës për infeksionet e sipërme respiratore si dhe infeksionet e traktit gastro-intestinal. Në kushte laboratorike është vërejtur se këto viruse mund të shkaktojnë gjithashtu shtimin e numrit dhe madhësisë së qelizave dhjamore në trup.
- Mund të jeni njëkohësisht të shëndoshë dhe të shëndetshëm. Në një studim të kryer në SHBA me 5440 të rritur, u pa se 50% e obezëve dhe 32% e atyre mbipeshë, kishin vlera normale të kolesterolit, sheqerit, presionit arterial dhe parametrave të tjerë, ndërsa rreth 23% e individëve me peshë normale kishin çrregullime të metabolizimit, që i bënte ata më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të zemrës. Kjo do të thotë se 30 minuta ushtrim fizik në ditë, për pesë ditë në javë janë shumë të rëndësishme për mirëqënien tonë.
Lexo edhe:
Astma dhe diabeti, qeni dhe macja jane kura!
Si te luftojme obezitetin ne femijeri
Ushqyerja ne femijeri, bazat per nje te ardhme te mire!
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu