Astma dhe obeziteti: qeni dhe macja jane kura!

0 0

Sipas ekspertëve, në lidhje me astmën dhe obezitetin ekziston një kurë e re: të jetojë me qenin dhe macen! Kjo bashkëjetesë do të ketë përfitime në lidhje me uljen e rrezikut tek të gjithë fëmijët, e madje edhe tek ata që nuk ushqehen me gji apo që kanë ardhur në jetë nëpërmjet operacionit. Studimet e fundit shprehin rëndësinë e kafshëve në lidhje me uljen e rrezikut të shfaqjes së infeksionit.

Përfitimet do të ndihen që në muajt e parë

Studimet u publikuan në revistën “Microbiome” dhe sipas tyre fëmijët do të kishin përfitime nga të qëndruarit në të njëjtën shtëpi me qenin apo macen, edhe në lidhje me uljen e rrezikut të shfaqjes së Streptokokut të grupit B nga nëna tek fëmija gjatë lindjes si edhe gjatë 3 muajve të parë.

Si është e mundur kjo?

Nga studimi i kryer në Universitetin “Alberta” në Kanada, është nxjerrë ky përfundim pasi u vërtetua se mikrobioma (flora bakteriale e zorrës) e të vegjëlve që rriten me qenin apo macen është e pasur me dy bakterie: Oscillospira dhe Ruminosoccus, të cilët bëjnë të mundur uljen e rrezikut të shfaqjes së alergjive dhe obezitetit edhe tek fëmijët e lindur nëpërmjet operacionit.

Studiuesit kanë vërtetuar se qeni dhe macja në shtëpi sjellin përfitime edhe në lidhje me patologji që mund të shfaqen kryesisht nëse fëmija nuk ushqehet me qumësht gjiri si edhe tek ata të lindur me operacion (astma dhe obeziteti), duke ulur ndjeshëm edhe rrezikun e marrjes të streptokokut B, bakterit që provokon polmonit tek të porsalindurit. Gjithashtu fëmija që bashkëjeton me një qen apo mace do të rritet edhe më pak i stresuar duke qënë njëkohësisht edhe nën një shoqëri të mirë, nga të cilët mëson të socializohet dhe të bëhet i përgjegjshëm.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X