Dremitja gjatë ditës, shumë përfitime tek fëmijët në pubertet

0 0

 

Dremitja pasdite, për një kohëzgjatje prej 30 deri në 60 minuta, mund të jetë një ndihmë e madhe për adoleshentët. Ky është pretendimi i një studimi të udhëhequr nga Universiteti i Delaware, por kryer në Kinë që ka studiuar ritmin kirkadian (proceset biologjike gjatë 24 orëshit) të adoleshentëve.

Shumë përfitime

Hulumtimi, i publikuar në revistën mjekësore Sleep Medicine, ka gjetur se dremitja në pubertet përmirëson nivelin e vëmendjes, aftësitë jo-verbale dhe kujtesën, apo orientimin në lidhje me vende të njohura. Nëpërmjet studimit të 24 orëve të një personi, ekspertët kanë vënë në dukje se gjatë adoleshencës ritmi kirkadian i nënshtrohet një përshpejtimi të një apo dy orëve, në krahasim me periudhën para adoleshencës. Ji Xiaopeng, një nga autorët e hulumtimit shpjegoi se “kjo vonesë ndodh biologjikisht tek adoleshentët, të cilët mendojnë për shkollën, ata duhet të zgjohen shpejt për në shkollë dhe me këtë vonesë, rrezikohen të privohen vazhdimisht nga gjumi në mënyrë kronike”.

Dremitja më e mirë se një natë e gjumit të pandërprerë

Studimi monitoroi 363 të rinj rreth 12 vjeç. Gjithashtu u mat kohëzgjatja e gjumit të natës dhe cilësia e gjumit dhe më pas është kryer analiza e performancës së fëmijëve në aktivitete të ndryshme. Rezultatet treguan një përmirësim, sidomos në fushën e kujtesës dhe vëmendje, të atyre që flinin pasdite, krahasuar me ata që flinin vetëm natën.

A e dini se?

Gjumi gjatë ditës te fëmijët e vegjël favorizon aftësitë gjuhësore.

Lexo edhe: Dremitja gjate dites permireson kujtesen tek femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X