Drejtimi i makines gjate shtatzanise

0 0

Gratë shqetësohen për shumë gjëra gjatë shtatzanisë, dhe pjesë e këtyre shqetësimeve është edhe ecja me makinë. Sipas disa studimeve të bëra është vërtetuar se gratë shtatzana janë më të prirura për të bërë aksidente me makinë.
Trimestri i dytë paraqitet si më problematiku në këtë aspekt, sepse edhe efekti i hormoneve në këtë periudhë është më i lartë. Gjithashtu, duke qënë se një shtatëzani normale është e lidhur me lodhje , pagjumësi , ankth dhe herë herë edhe gjendje ankthi, depresioni apo edhe episode histerie. Të gjitha këto simptoma kontribuojnë në rritjen e shkalles dhe mundësisë për të bërë aksident.
Ajo çfarë duam të të themi është që gratë që nga fillimi i shtatzanisë duhet të drejtojnë makinën me po atë kujdes maksimal që kanë në periudhen kur barku i tyre rritet së tepërmi apo edhe në periudhen kur në makinën e tyre është një bebe.
Deri në cilin muaj të shtatzanisë mund të ngas makinën?
Në fillim të shtatzanisë nqs nuk ndiheni mirë, nëse keni të përziera apo të vjella kjo gjëndje mund të ndikojë në përqëndrimin tuaj. Kështu që evitoni drejtimin e makinës në këtë periudhë. Në rast se nuk i keni këto shqetësime, atëherë mund të drejtoni makinën.
Pas muajit të shtatë, lëvizjet tuaja vështirësohen gjithnjë e më shumë. Kjo rrezikon që në situata kritike gjatë drejtimit te makines ju të reagoni më ngadalë. Kështu qe më mire është që gjatë tremujorit III te jeni thjesht pasagjere.
Nënës së ardhshme i këshillohet që të mos drejtojë më gjatë se 3 orë pa nderprerje dhe gjatë udhëtimit të bëjë pauza çdo 1,5 – 2 orë. Natyrisht është shumë me rëndësi që të vendosni rripin e sigurimit, të pini shumë ujë dhe të bëni pauza të shpeshta!
A më lejohet të vendos rripin e sigurimit?
Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit! Pa marrë parasysh nëse udhëtoni nëpër qytet apo udhëtoni për rrugë më të gjata, duhet patjetër të vendosni rripin e sigurimit, nëse drejtoni ju apo të tjerët!
Nëse jeni në dilemë se mos rripi i sigurimit mund t`ju lëndojë bebin, përgjigjja është jo! Ai mbron nënën dhe foshnjen, por e rëndësishme është që ta vendosni në mënyrë të drejtë!
Vendosja e drejtë e rripit të sigurimit gjatë udhëtimit në shtatzani nënkupton vendosjen e pjesës se poshtme nën bark.
A mund të shkaktojë dëme airbagu?
Airbag-u, gjatë perplasjeve fryhet vetëm në pjesën e kokës dhe boshtit të gjoksit, prandaj në princip, nuk paraqet rrezik për foshnjen. Jastëku me ajër dhe rripi i sigurimit do t’ju mbrojë juve dhe foshnjen tuaj në raste të aksidenteve.
Është e rëndësishme që ato të dijnë se, sa më shumë të avancojë shtatzania, aq më shumë fetusi ekspozohet ndaj demtimeve të mundshme mekanike. Gratë shtatzana që ngasin makinën duhet të kenë parasysh që airbag-ët e makinës të jenë gjithmonë ndezur dhe rripi i sigurimit gjithmone i vënë .
Distanca e timonit dhe kraharorit te tyre duhet të jetë rreth 25 cm. Gratë shtatzana pasagjere këshillohet të qendrojnë në sediljet e pasme . Në rastin kur ato qendrojnë në sediljen përpara, duhet ta spostojnë mbrapa në maksimum.

Lexoni edhe: Udhetimet gjate shtatzanise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X