Pjesa më e madhe e vajzave janë rritur me ëndrrën për të lindur vajzë, pasi është më e lehtë të kudjesen për të, ta veshin, ta kombinojnë e shumë detaje të tjera që vajzat i njohin më mirë sesa tek djemtë.
Por kur ndodh të mësojnë se janë në pritje të një djali shumë nëna zhgënjehen.
A duhet të ndihen në faj për këtë ndjenjë zhgënjimi, a tregon kjo se nuk janë nëna të mira?
Absolutsht jo, zhgënjimi për shkak të gjinisë së fëmijës, është shumë i zakonshëm dhe normal. Zakonisht gratë duan vajza dhe burrat djem, pikërisht sepse natyra njerëzore është e prirur të preferojë atë që njeh më shumë. Një grua e di shumë mirë çfarë ka dashur në fëmijëri, prandaj mendon se do ta ketë më të lehtë të rrisë një vajzë.
Faza e parë kur mëson gjininë e fëmijës mund të jetë zhgënjyese dhe është e kuptueshme që ndiheni keq, por është koha të filloni të mendoni tashmë për djalin që po prisni. Duke menduar për një emër, ose duke bërë blerje për të, e bën më reale ndjesinë dhe më të lehtë për të pranuar se do të bëheni me djalë.
Gjithashtu mbani mend se çdo fëmijë do të ketë personalitetin e tij unik. Edhe nëse do të bënit vajzë, asgjë nuk mund t’ju garantojë se ajo “do të jetë” siç e dëshironi ju. Mund të ishte një vajzë çapkëne dhe jo lozonjare siç mund ta mendonit. E njëtja gjë vlen edhe për djemtë.
Nëse ndjenja e trishtimit zgjat shumë në kohë, mund të jetë shenjë e një depresioni, për shkak të gjithë ndryshimeve hormonale që po përjetoni.
Megjithatë është ose jo depresion, ju duhet të flisni patjetër me njerëzit tuaj të afërt, sepse kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.
Lexo edhe: Djale apo vajze? Kjo varet sa e uritur jeni ne shtatzani
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu