Disa muaj pas abortit, modelja e njohur: Djali im do të kishte lindur këtë javë

0 0

Chrissy Teigen thotë se djali i saj, Jack, do të kishte lindur këtë javë.

Kjo deklaratë e thjeshtë po bën jehonë për nënat në të gjithë botën që kanë përjetuar njësoj si ajo thyerjen e zemrës nga aborti i fëmijës së tyre dhe më pas hidhërimin për të jetuar në datën e lindjes së foshnjës së tyre.

“Jacku im i vogël do të kishte lindur këtë javë, kështu që unë jam pak e trishtuar,” shkroi Teigen në Twitter. “Unë me të vërtetë ndiej goditje në bark, por nuk është fantazmë. Nesër kam ndërhyrjen kirurgjikale për endometriozë … por ajo që ndiej këtë muaj është saktësisht si goditje fëmijësh”.

Teigen gjithashtu ndau një video të barkut të saj të zhveshur, ku shikuesit mund të shohin “goditjet” e vogla që ajo po përjeton.

“Shikoni këtë … Unë do vazhdoj të pretendoj se ai po më përshëndet – nuk ndalet kurrë,” shtoi ajo.

Vjeshtën e kaluar, Teigen ndau me gjithë botën humbjen shkatërruese të shtatzanisë së saj.

Ajo ishte në gjysmë të shtatzanisë së saj të tretë, e cila ishte me rrezik të lartë dhe e komplikuar nga problemet e placentës, kur përjetoi humbjen e djalit të saj, për të cilin kishin zgjedhur emrin Jack.

Prej asaj kohe, Teigen vazhdimisht ka ndarë momente nga jeta e tyre familjare pas humbjes së vogëlushit duke treguar se po e kalon këtë kohë duke menduar si do të kishte qenë po mos ishte ndërprerë shtatzania, e të vazhdonte të mbante në bark fëmijën e saj të tretë.

Teigen dhe Legend janë prindër të Luna Simone, 4 vjeç dhe Miles Theodore, 2 vjeç.

Lexo edhe: Modelja humb foshnjën që priste, publikon foto me të në krahë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

Oraret e gjumit dhe ushqyerjes...

Orari i duhur i gjumit të foshnjës mund ta ndihmojë fëmijën tuaj të flejë më mirë gjatë natës dhe gjatë dremitjeve të ditës. Kjo faqe ka shembuj të orareve të...

Orari i gjumit për fëmijën...

Disa fëmijë 14 muajsh janë ende duke bërë dy dremitje, megjithëse shumë prej tyre do të kalojnë në vetëm rreth kësaj moshe. Por ky moment mund të marrë kohë edhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X