Disa libra per femijet e moshes 8-14 vjec

0 0

Cilat janë librat që nuk duhet të mungojnë në bibliotekën e fëmijës tuaj?
1- Tregime të moçme shqiptare

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik së të gjitha kohërave.
2- Oliver Tuist (i përshtatur për fëmijë)
Londra e 1830-ës nuk ishte aspak një vend i përshtatshëm jetese për një djalosh të uritur dhjetëvjeçar, jetim, pa familje dhe pa miq, pa shtëpi, vetëm me një qindarkë në xhep, aq sa për të blerë një copë bukë për të mbajtur frymën.
Por Oliver Tuisti gjeti ca shokë, Faginin, Mashtruesin Dinak dhe Çarli Bejtsin. Ata i dhanë strehë dhe ushqim, luajtën me të, por kjo zgjati deri ditën kur Oliveri zbuloi se ç’lloj shokësh ishin dhe me çfarë lloj “lojërash” luanin ata…
3- Etika për vajzat
A dini të silleni siç duhet? A e dini ç’do të thotë etikë? A dini si të silleni në situata të ndryshme? Ky libër ju mëson si të silleni drejt në shkollë e në shtëpi, në rrugë dhe në udhëtim, në teatër dhe muze.
Ju do të mësoni si duhet biseduar në telefon, si të ftohen miqtë në një feste, si të paraqitesh në një prezantim. Ju do të mësoni si të zgjidhni dhuratat, si të shtroni një tryezë festive, si të shkruani letra. Shpresojmë se pasi të lexoni këtë libër, gjithmonë dhe kudo do të ndiheni të sigurta në vetvete.
4- E fshehta e unazës prej rubini
Lusi, një vajzë tekanjoze 11 vjeçare, merr si dhuratë për ditëlindje një unazë prej rubini. Në kutinë e vogël të unazës është shkruar:”Kjo unazë rubini fsheh një sekret, Dy dëshira t’i kthen në të vërtetë…” Lusi e rrotulloi unazën dhe shpreh dëshirën e saj të parë. Befas, ajo gjendet në Irlandën e vitit 1885!
Ç’jetë e çuditshme kjo e “shtëpisë së madhe” dhe sa ndryshim midis atyre që jetojnë lart dhe të tjerëve që ngrysin ditët poshtë! Ajo vendos të kthehet sa më parë në shtëpinë e saj. “Kur vështrimi i saj u përqendrua mbi dorën e djathtë, ajo ia dha një klithme tmerri. Gishti ishte i zhveshur. Unaza ishte zhdukur!”
E fshehta e unazës prej rubini është një histori magjepsëse e një vajze që gjendet midis dy botëve: bota e saj e kohës së sotme dhe ajo e Irlandës së dikurshme, dëbimeve, vrasjeve dhe Çarls Stjuart Parnelit. Irlanda e 1885 – ës ishte Irlanda e tokës së paqetë, e dënimeve, bojkotimeve.
Çarls Stjuart Parnel, atëherë në kulmin e pushtetit, ishte mbret i pakurorëzuar. E fshehta e unazës prej rubini është historia e Lusit dhe e aventurave të saj në botën e panjohur ku befas është gjendur, marrëdhëniet e saj me dy fëmijët e kështjellës së Lenglit dhe me Nelin, viktimë e kohëve të turbullta.
Është një kronikë e shoqërisë së lartë dhe e shtresës së ulët, një mënyrë e të jetuarit e zhdukur prej kohësh, e vendosur në një atmosferë politike të ndezur. Afërmendsh vjen dhe çasti i së vërtetës. A do të arrijë Lusi ta bindë Robertin se ajo vjen nga një epokë tjetër? A do ta ndihmojë ai të marrë përsëri unazën prej rubini pa të cilën nuk mund të çlirohet nga gracka e epokës së shkuar?
5- Princi dhe i varfëri
E gjithë vepra e Mark Twain frymëzohet nga ngjarje dhe vende ku jetoi apo vizitoi, ndaj konsiderohen si autobiografike. Vepra e tij ndahet përgjithësisht: përshtypjet e udhëtimit, kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së hershme, narracionet satirike të përshtatura në Mesjetë dhe Rilindje.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X