Dimri dhe i ftohti e thajnë lëkurën, ja 10 mënyra si ta mbroni atë

0 0

Me motin e ftohtë që ka bërë ditët e fundit me siguri keni menduar se si të parandaloni që lëkura t’ju thahet dhe t’ju plasaritet nga temperaturat shumë të ulëta.

Më poshtë ju tregojmë 10 këshilla se si mund ta mbani lëkurën e trupit në gjendje të mirë. Kjo pasi nëse bëni dush në dimër do të ndieni vërtet lehtësim, mirëpo uji heq vajrat natyrale dhe zgjeron enët e gjakut, çka bën që lëkura të humbasë hidratimin.

Në vend të dushit mund të përdorni këto këshilla shumë të rëndësishme:

  1. Shmangni diellin në dimër.

Është e rëndësishme që të përdorni të paktën mbrojtje me 30 SPF gjatë tërë vitit. Ka shumë kremra jo të yndyrshme që ofrojnë edhe mbrojtjen nga dielli.

  1. Shmangni daljen e akneve.
    Shmangni përdorimin e produkteve me bazë yndyrore për kujdesin e lëkurës. Është më mirë të zgjidhni një produkt për kujdesin e lëkurës që nuk përmban shumë vajra në mënyrë që të shmangni bllokimin e poreve. Një krem i lehtë do të ishte i përkryer për në dimër.
  2. Produktet natyrale jo gjithmonë janë më të mirat për tharjen e lëkurës

Ato madje mund t’ju bëjnë më keq pasi përbërësit janë të papastruar nga produktet e dëmshme. Shmangni produktet aromatike si livando. Vajrat minerale, glicerina, acidi laktik dhe lanolina, janë përbërës të rekomanduar që t’i përdorni së bashku me produktet e përkujdesjes së lëkurës.

  1. Mbrojtja në shtëpi.

Mbani shtëpinë tuaj të ngrohtë, por mos e teproni. “Ngrohja mund të thajë lëkurën”. Nëse ajri në shtëpinë tuaj duket pak i thatë, përdorni një aparaturë që nxjerr avull ose vendosni një tenxhere me ujë në zjarr.

  1. Mbrojtja e kushteve të lëkurës.

Qëndroni larg kremrave me aroma ose aditivë të tjerë. Njerëzit që kanë psoriasis apo ekzema duhet të flasin me dermatologët e tyre rreth ilaçeve konkrete dhe një kremi të mirë bazë për në muajt e dimrit.Sqetullat apo ijet duhen pastruar rregullisht duke përdorur një pastrues jo-sapun. Pjesët e tjera lajini më rrallë për të shmangur acarimin.

  1. Mbroni lëkurën e vjetër.

Vaji natyral në lëkurë ulet së bashku me moshën. Mbrojtja e jashtme dhe e brendshme e lëkurës dëmtohet duke shkaktuar rrudhosje. Vendosni krem mbrojtës dhe mbani të mbuluar lëkurën për ta mbrojtur nga irritimet.

7.Zgjidhni me kujdes materialin e rrobave që përdorni.

Qëndroni larg nga pëlhurat që ju irritojnë lëkurën, si për shembull leshi. Shtresa e rrobave që duhet të mbajë të ftohtin e dimrit jashtë është e rëndësishme, kështu që vishni një material që është i rehatshëm.

  1. Bli një pastrues jo sapun.

Zgjidh një pastrues të lëkurës që është etiketuar si pa përbërje sapuni por që të ketë përbërës sa më pak aromatikë. Ata nuk do t’ju irritojnë lëkurën. Shmangni përbërësit organikë.

  1. Ushtrohuni me kujdes

Kur ushtroheni jashtë, është e rëndësishme që të mbuloheni mirë në dimër për t’u mbrojtur nga era dhe dielli. Ajri i ftohtë nuk ka aq shumë lagështi dhe do të bëjë që lëkura juaj të jetë më e thatë sesa zakonisht.

  1. Përdorni locion pas larjes.

Pasi keni larë duart vendosni një krem që ruan hidratimin e lëkurës. Nëse duhet t’i mbani duart në ujë shumicën e kohës sugjerohet që të mbani dorashka të papërshkueshme nga uji, në mënyrë që t’i hidratoni ato sa më shumë që të jetë e mundur.

Nëse bëni këto ndryshime të thjeshta në rutinën tuaj të përditshme do të bëni dallimin në shëndetin e lëkurës tuaj këtë dimër, kështu që filloni të aplikoni disa nga këto këshilla për të mbajtur lëkurën tuaj në gjendje perfekte.

Lexoni edhe: Sa shpesh duhet te beni dush? Pergjigjen dermatologet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X