Shtatzania është një periudhë shumë e bukur në jetën e gruas, por që sigurisht do të ketë shqetësimet e saj të cilat duket se e bëjnë gruan të jetë në ankth për shëndetin e saj dhe të fëmijës. Shqetësimet dhe ndryshimet që pëson trupi i gruas shkaktohen nga ndryshimet hormonale që ndodhin gjatë 9-të muajve të shtatzanisë, dhe një prej tyre është diarreja e cila shfaq shqetësime tek ajo edhe në lidhje me krampet abdominale që e shoqërojnë. Megjithatë duhet të themi se diçka e tillë nuk shfaqet tek të gjitha gratë, dhe tek disa ndodh vetëm si pasojë e një tretje jo të mirë të ushqimit.
Cilat janë shkaqet e diarresë gjatë shtatzanisë?
Zakonisht kjo ndodh për shkak të rritjes së nivelit të progresteronit dhe uljes së estrogjenit, gjë e cila shkakton çrregullime në aparatin tretës duke shkaktuar gjithashtu edhe të vjella. Diarreja konsiderohet si diçka fiziologjike gjatë shtatzanisë dhe nuk duhet të shkaktojë shqetësim tek gruaja, gjë e cila në disa raste shkaktohet edhe nga gjendja psikologjike e saj (kur për shembull ka frikë nga dicka, është në ankth). Gjithsesi është mirë qëtë flisni me mjekun tuaj gjinekolog në rast se në trupin tuaj manifestohen episode diarreje.
Si mund ta trajtojmë diarrenë gjatë shtatzanisë?
Ju duhet të përpiqeni të konsumoni ushqime sa më të freskëta dhe pa yndyrë apo konservante. Diarreja nuk shfaq rrezik për fetusin, por në rast se manifestohet për një kohë të gjatë, duhet të flisni me mjekun si edhe të pini sa më shumë lëngje dhe të kosnumoni ushqime të shëndetshme.
Nëna duhet të marrë sa më shumë prebiotikë, të cilët ndodhen në kosin e bërë në shtëpi. Në rast se do të merrni një medikament të caktuar, duhet të kërkoni gjithmonë më parë mendimin e mjekut gjinekolog.
Lexoni edhe: Si ta trajtojme konstipacionin ne shtatzani nepermjet cajit?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu