Çfarë dhurate t’i bëj një nëne të re?
Është një pyetje normale kur mendoni për idetë e dhuratave për gratë që bëhen nëna për herë të parë. Cila është dhurata më e përshtatshme për to? Nodshta një rrobë për fëmijën e vogël, një lodër, një batanije?
Të gjithë këta artikuj vlerësohen dhe janë të mrekullueshëm në llojin e tyre, por ka një dhuratë tjetër shumë më të vlefshme që të gjitha nënave u nevojitet dhe e meritojnë.
Dhe kjo dhuratë është mirëkuptimi juaj.
Gjatë çdo faze të mëmësisë, ka momente kur nënat dorëzohen dhe ju duket sikur nuk munden dot t’ja dalin.
Si do t’i mbajmë të gjithë të lumtur, të shëndetshëm dhe në të njëjtën kohë të kujdesemi për veten, dhe të gjitha këto t’i bëjmë duke buzëqeshur?
Kur ne jemi të ftuar në një festë që ju jeni duke organizuar, por nuk mund të vijmë sepse fëmija ynë qan, ka temperaturë dhe ka nevojë që ne të jemi në shtëpi, ndonjëherë mund të mendoni se nuk po përpiqemi sa duhet për të ardhur tek ju. Ju lutem na besoni që është shumë e vështirë për ne. Ju lutem na dhuroni mirëkuptimin tuaj.
Kur neve duhet të heqim dorë nga planet tona edhe pse i kemi përcakuar vetë afatet kohore shumë më parë, sepse një nga fëmijët tanë u sëmur, ju lutem na dhuroni mirëkuptimin tuaj.
Kur nuk ju përgjigjemi në telefon ose nuk ju kthejmë mesazhet, ta dini që ju kujtojmë dhe mendojmë shumë për ju dhe nuk do të jetë kështu gjithmonë. Ju lutem na dhuroni mirëkuptimin tuaj.
E dimë se mbajtja gjallë e miqësisë sonë nuk është vetëm përgjegjësia juaj. Edhe ne kemi shumë detyrime, vetëm se ka disa faza të mëmësisë që kërkojnë gjtihë vëmendjen tonë dhe na kufizojnë.
Ne do t’ja dalim, por do të jetë më e lehtë nëse kemi ndihmën e atyre që duam.
Pra, kur mendoni për miken tuaj që është bërë nënë, dhuratat më të mira që mund t’i jepni nuk janë të prekshme, nuk janë gjëra materiale.
Ndoshta është një mesazh i shkurtër për t’i pyetur si janë, për t’i bërë të ditur se po i mendoni, ndoshta një fjalë e mirë ose një përqafim duke i thënë se jeni krenarë për to.
Ashtu siç jemi mirënjohëse për miqësinë tuaj, jemi jashtëzakonisht mirënjohëse për durimin tuaj. Mirëkuptimi është një dhuratë më e vlefshme se çdo gjë që mund të blini në dyqan dhe kjo është diçka që ju mund t’i jepni të tjerëve herë pas here. Pra, ju lutemi, mos e kurseni. Jepeni shpesh dhe me shumë dashuri.
Lexo edhe: Vajzat rriten me shembullin tone, le t’i mesojme te duan veten
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu