Dhimbjet e qafës, problem i shkaktuar nga telefonët

0 0

Dhimbjet e qafës prekin më shumë gratë sesa burrat dhe kryesisht më shumë të rinjtë sesa më të vjetrit. Por pse ndodh kjo?

Qëndrimi i gabuar

Siç theksohet nga një studim i Universitetit të Nevadas të botuar në Journal of Physical Therapy Science, dhimbja e qafës, e shkaktuar nga përdorimi i tabletëve apo smartfonëve, lidhet me uljen pa mbështetje mbrapa, si në një stol ose në dysheme, ose përkulje mbi tablet.

Hulumtuesit zhvilluan një studim prej 412 studentësh nga universitetet publike, përdorues të tabletëve me prekje. Simptomat më të raportuara ishin ngurtësia dhe dhimbja në qafë, pjesa e sipërme e shpinës, krahët, duart ose koka.

Gratë vuajnë shumë më tepër

Shumica (55%) raportuan siklet të moderuar, por 10% thanë se simptomat ishin të rënda dhe 15% kishin probleme edhe me gjumin. Përkundër kësaj, vetëm 46% e të anketuarve thanë se do të ndalonin përdorimin e pajisjes në rast të dhimbjeve. Për sa i përket diferencave gjinore, 70% e grave raportuan se kishin simptoma krahasuar me vetëm nën 30% të meshkujve.

Trupi femëror është më i ekspozuar

Ky dallim mes burrave dhe grave, është atribuar nga studiuesit,  për shkak të forcës më të ulët muskulare dhe shtatësisë më të vogël të grave, të cilat, gjatë përdorimit të tabletit, mund të “nxiteshin” të merrnin pozicione të dëmshme.

Zgjidhja për të qetësuar dhimbjet e qafës

Hulumtuesit, duke marrë parasysh atë që doli nga sondazhi, këshillojnë që gjithmonë të ulen aty ku ka një mbështetëse nga mbrapa. Duke vendosur parakrahët në tryezë, ose duke përdorur mbështetëse të përshtatshme, ju shmangni mbingarkimin e zonës së muskujve të qafës dhe kështu parandaloni dhimbjen.

Duhet të dini që:

Me smartfonë dhe tableta, njerëzit përfundojnë duke qëndruar me kokë poshtë për shumë orë. Por sa herë që koka është në atë pozicion, të gjithë rruazat ngarkohen me një peshë deri në shtatë herë më të madhe se ajo që mbajnë në kushte normale.

Lexo edhe: Varesia nga telefoni shfaq ankth dhe depresion tek njerezit

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X