Dhimbjet e barkut tek femijet

0 0

Dhimbjet e barkut janë shumë të shpeshta tek fëmijët e vegjël dhe ndër shkaqet më të shpeshta janë:

  • Dhimbja e barkut nga gazrat (kolikat);
  • Dhimbjet e barkut në rast diarreje;
  • Kriza apendiciti dhe probleme intestinale;
  • Dhimbjet në rast temperature të lartë apo infeksioni urinar;
  • Dhimbjet e barkut në rast helmimi nga ushqime apo medikamente të caktuara.

Ndonjëherë fëmija mund të ketë dhimbje barku edhe në rast se ka konsumuar shumë ushqim dhe ky është një shqetësim momental. Gjithashtu ndodh për shembull edhe gjatë një feste kur fëmija ka ngrënë ushqime dhe konsumuar pije jo të shëndetshme në sasi më të mëdha.

Kur duhet të shqetësohemi në lidhje me dhimbjen e barkut?

  • Dhimbja fillon menjëherë dhe vetëm në një pikë të caktuar;
  • Dhimbja është aq e madhe sa fëmija fillon zgjohet edhe natën;
  • Dhimbja e barkut shoqërohet edhe me temperaturë;
  • Shoqërohet edhe me diarre;
  • Fëmija ka edhe të vjella.

Në këtë rast duhet të bisedoni me mjekun i cili do të bëjë diagnostikimin e duhur dhe madje edhe disa analiza të nevojshme duke përfshirë edhe ato që kanë lidhje me verifikimin e alergjive ushqimore.

Si duhet të veprojmë në këtë rast?

Fëmija mund të qëndrojë në pozicion disi të mbledhur, me këmbët para barkut dhe nëse ka dhimbje edhe kur kryen lëvizjen më të vogël duhet të shkoni tek mjeku. Gjithashtu mund t’i jepni fëmijës të hajë kos dhe fruta apo perime pasi në disa raste dhimbja vjen edhe nga konsumi i ushqimeve jo të shëndetshme.

Një tjetër alternativë për të qetësuar fëmijën do të ishte edhe pirja e kamomilit dhe vendosja e borsave me ujë të ngrohtë në bark. Ndërsa bëni këto veprime mund ta qetësoni fëmijën shtrirë në shtrat duke i lexuar një përrallë apo luajtur një lojë të qetë.

Ushqimet që duhet dhe nuk duhet të konsumojë

Fëmija mund të hajë banane, oriz, pure molle ose një tost, pra rekomandohen ushqime me pak fibra, duke përfshirë edhe djathin, pataten e shtypur etj. Ushqimet që fëmija nuk duhet të konsumojë janë agrumet, ushqimet me erëza, ushqimet e skuqura dhe me yndyrë si edhe pijet me gaz dhe sheqer.

Lexoni edhe: Si te qetesojme kolikat e bebes

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X