Dhimbje mesi, shpine, apo qafe? Ja cili është pozicioni më i mirë i gjumit për t’i qetësuar ato

0 0

Rreth 80% e popullsisë vuajnë nga dhimbja e shpinës së paku një herë në jetën e tyre. Mbase mund të jeni duke luftuar me këtë gjendje tani ose dëshironi të jeni të përgatitur dhe të gjeni një mënyrë parandaluese.

Në fakt ka një zgjidhje të lehtë në dispozicion: Mund të ndryshoni mënyrën e të fjeturit për të trajtuar llojin e dhimbjes së shpinës që po përjetoni.Bright Side ka publikuar një udhëzues të thjeshtë që ju tregon se si të provoni të flini në varësi të dhimbjes që ndieni.

1. Qafa dhe dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës. Fjetja në shpinë përhap peshën tuaj në mënyrë të barabartë mbi çdo pjesë të trupit tuaj. Në këtë mënyrë, ju vendosni më pak presion në zona të lokalizuara si qafa juaj dhe pjesë e sipërme e shpinës. Gjithashtu funksionon për të lidhur shtyllën kurrizore dhe organet e brendshme. Nëse shtoni një jastëk ku të mbështesni qafën dhe një tjetër për të mbështetur gjunjët, kjo do të ndihmojë në mbajtjen e kurbës natyrore për shtyllën kurrizore.

1

2. Dhimbje në të gjithë shtyllën kurrizore. Ky është një pozicion i mirë gjumi për njerëzit që zakonisht flenë me bark dhe kanë vështirësi të flejnë në një pozicion tjetër. Shtoni një jastëk nën barkun tuaj dhe pjesën e sipërme të legenit. Sigurohuni që jastëku të jetë i hollë, jo më i trashë se 7 cm. Si rezultat, do të jeni në gjendje të flini, ndërsa mbështetja e barkut në jastëk bën që të zvogëlohet presioni në shpinë. Nuk keni rezultate? Mundohuni të hiqni jastëkun nën kokën tuaj.

2

3. Dhimbje tek pjesa e poshtme e shpinës. Kur flini anash ju e detyroni shpinën të qëndrojë në një pozicion të panatyrshëm duke shtuar presion në pjesën e poshtme të shpinës. Është mirë që të përkulni gjunjët pak lart dhe të vendosni një jastëk mes tyre. Në këtë mënyrë, hiqni tendosjen e pjesës së poshtme të shpinës dhe ndihmoni të mbani formën e saj natyrale deri sa të zgjoheni.

3

4. Dhimbja e mesit. Nëse vuani nga dhimbja në zonën e mesit që ndodhet në pjesën e poshtme të shpinës, fjetja në pozicion të shtrirë mund t’ju ndihmojë. Shtrihuni në një mënyrë që të eliminoni mundësitë e një presioni mbi këtë zonë të trupit. Vendosni disa jastekë prapa krahëve dhe qafës për të krijuar mbështetje të mjaftueshme dhe për t’u përshtatur me lakimin natyror. Për rehati shtesë, vendosni më shumë jastëkë nën gjunjë dhe këmbë.

4

5. Nerva të tendosura. Nëse një nga disqet e kurrizit ka arritur të rrëshqasë pak nga pozicioni natyral, me siguri do të ndjeni dhimbje. Provoni këtë pozicion që ju lejon të zgjerohet hapësira midis çdo rruazë dhe t’i shtyni ato të zhvendosen për në pozicionin e tyre origjinal. Nëse e vendosni gjoksin tuaj si në foto do të lehtësoni presionin mbi rruazat dhe nervat e shpinës duke ju lehtësuar dhimbjen e saj.

5

Ndryshimi i mënyrës së të fjeturit është i vështirë , bëni një plan.

Ju mund të mendoni se do të jetë shumë e vështirë të ndryshoni mënyrën se si keni fjetur prej vitesh, dhe është, por vetëm netët e para. Sapo të zgjoheni pa dhimbje dhe të qetësoheni, të jeni të sigurt se do të keni gjetur një pozicion të ri gjumi dhe nuk do ta ndryshoni më.

Lexo edhe: Ky pozicion i gjumit mund t’j u perkeqesoje dhimbjen e shpines






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X