Dhëmbët me njolla: sëmundje e fëmijëve të viteve 2000

Një në katër fëmijë kanë dhëmbët me njolla ose siç njihet ndryshe demineralizimi i smaltit të dhëmbëve.




0 0

Shkaqet për këtë problem janë antibiotikët dhe mungesa e vitaminës D. Për këtë arsye dhëmbët me njolla janë përhapur në të gjithë botën, veçanërisht tek fëmijët, me një mesatare prej 3% deri në 25%. Sidoqoftë, pak e dinë se cilat janë rreziqet që lidhen me atë që mund të duket thjesht si një problem estetik. Nëse nuk diagnostikohet në kohën e duhur, përkundrazi, hipomineralizimi mund të çojë në frakturë të smaltit të dhëmbit. Alarmi vjen nga Shoqata italiane e Stomatologjisë së fëmijëve.

Preken dhëmbët prerës dhe dhëmballët.

Më së shumti që në fëmijëri preken dhëmbët prerës, pra ata të përparmë dhe dhëmballët. “Është një pamje  që shpesh e vërejmë sot, e karakterizuar nga një hipomineralizim i dhëmbëve. Ky është një defekt cilësor i smaltit që tenton të përkeqësohet me kalimin e kohës – shpjegojnë ekspertët -. Dhëmbët e hipomineralizuar shfaqen me njolla të verdha ose kafe, janë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe të ftohtit, gjatë manovrave të përtypjes dhe higjenës orale dhe, për shkak të porozitetit anormal të smaltit, ato mund të pësojnë dështime strukturore të zonave të prekura. Patologjia përfshin kryesisht dhëmballët e para që janë të përhershme dhe që shfaqen në moshën 6 vjeç.”. Sipas ekspertëve kjo gjendje është më e zakonshme tek fëmijët e lindur pas 2000.

Shumë shkaqe

Faktori gjenetik, mungesa e vitaminës D, problemet shëndetësore në 3 vitet e para të jetës, fluori i tepërt ose përdorimi i disa antibiotikëve. Ekzistojnë disa shkaqe që shkaktojnë demineralizimin e smaltit, substancën e fortë (e cila përbëhet kryesisht nga komponime të bazuara në kalcium) që mbulon sipërfaqen e jashtme të dhëmbëve. Problemi i kariesit po rritet gjithashtu, duke prekur 22% të fëmijëve 4-vjeç, 44% të 12-vjeç dhe mbi 60% të fëmijeve midis 13 dhe 18 vjeç.

Parandalimi është thelbësor

“Është thelbësore – paralajmërojnë ekspertët- diagnoza e hershme dhe identifikimi i atyre që janë në rrezik. Terapia ka për qëllim trajtimin e mbindjeshmërisë, parandalimin e kariesit, rregullimin e problemeve dentare,  duke marrë parasysh që monitorimi i vazhdueshëm me kontrolle tremujore nuk duhet të shtyhet. Në fund, bindja e përhapur se është e padobishme të trajtohen dhëmbët e qumështit duhet të reduktohet, pasi përkundrazi trajtimi i dhëmbëve të qumështit ka një rëndësi të madhe për ritjen e harqeve të dhëmbëve si dhe për zhvillimin e gjuhës.

Lani dhëmbët pasi fëmija të ketë mbushur 6 muajsh

Ekspertët thonë se dhëmbët e fëmijëve duhet të lahen nga mosha gjashtë muajsh. Deri në moshën 6 vjeç, me produkte të posaçme, fëmijës duhet t’ia lani dhëmbët dy herë në ditë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X