Dhembet e qumeshtit

0 0

Dhёmbёt fillojnё tё krijohen qё nё momentin qё fёmija ёshtё akoma nё barkun e nёnёs, rreth muajit tё dytё apo tё tretё tё shtatёzanisё. Si rrjedhojё, tek çdo i porsalindur, qё nё momentin e parё tё jetёs, ekzistojnё nё mishrat e dhёmbёve ato qё do tё jenё dhёmbёt e ardhshёm. Megjithatё, pёr t´i parё tё dalin, duhet tё presim zakonisht shumё muaj. Në pjesёn mё tё madhe tё rasteve, dhёmbёt e para dalin ndёrmjet muajit tё gjashtё dhe tё tetё, megjithatё nuk ka njё rregull tё caktuar. Ndodh shpesh qё dhёmbi i parё tё dalё edhe mё vonё apo mё herёt. Do tё jetё normale tё shihni fёmijё 4 muajsh me ndonjё dhёmb, ndёrkohё qё pёr tё tjerё, do tё jetё e nevojshme tё presim pёr njё kohё tё gjatё , pёr tё parё “tё dёshiruarёn” dalje tё dhёmbit tё parё.

Cilat janё shqetёsimet lidhur me daljen e dhёmbёve?

Dalja e dhёmbёve, ёshtё njё ngjarje normale e rritjes dhe nё pёrgjithёsi nuk pёrbёn njё problem pёr foshnjen. Por disa shenja mund tё kenё lidhje direkte me daljen e dhёmbёve, si pёr shembull pёshtyma (jargёt) me shumicё, dёshira pёr tё kafshuar ç´do gjё qё mund t´i kapё dora, fryrja e mishit tё dhёmbёve, njё lloj shqetёsimi gjatё natёs, irritimi i vazhdueshёm etj. Nё pёrgjithёsi nuk ka simptoma tё dhimbshme, por mund tё ketё njё ndjesi “bezdije“ tё ndryshueshme, e cila mund ta irritojё tё voglin. Mjeku pediater do tё dije t’ju kёshillojё, nёse do tё jetё e nevojshme, ilaçin apo rrugёzgjidhjen e duhur sipas rasteve.

Eshtё mjaft i pёrhapur mendimi qё dalja e dhёmbёve shoqёrohet me probleme shёndetёsore mё tё rёndёsishme si temperatura e lartё, diarreja dhee bronkiti etj, por deri tani s´ёshtё vёrtetuar asnjё lidhje direkte ndёrmjet kёtyre rasteve dhe daljes sё dhёmbёve. Megjitatё, hipotizohet qё dalja e dhёmbёve mund ta bёjё fёmijёn mё “tё ndjeshёm” ndaj infeksioneve virale tё rrugёve tё frymёmarrjes apo tё stomakut e zorrёve. Kёto infeksione, mund tё bёhen shkaku i vёrtetё i simptomave tё pёrshkruara mё sipёr. Edhe nё kёtё rast, duhet t´i drejtoheni pediatrit pёr terapinё e duhur.

A duhet të kujdesemi për dhëmbët e qumështit?

Dhёmbёt e qumёshtit janё tё destinuar tё bien. Zёvendёsimi i dhёmbёve tё qumёshtit me dhёmbёt e pёrhershёm, fillon normalisht rreth moshёs 6 vjeçare e vazhdon deri nё atё 12 vjeçare, prandaj ёshtё e rёndёsishme qё edhe dhёmbёt e qumёshtit tё kurohen, pasi do ta shoqёrojnё fёmijёn pёr njё periudhё mjaft tё gjate kohe. Mbi tё gjitha, ёshtё e nevojshme tё evitojmё patjetёr ёmbёlsimin e thithёsit tё biberonit me sheqer ose me mjaltё. Ky zakon, gabimisht i pёrdorur pёr tё qetёsuar fёmijёn, sjell si rezultat prezencёn e kariesit dentar, tё dhimbshёm nё dhёmbёt e qumёshtit, tё cilёt do tё dalin mё tё dobёt dhe ndoshta edhe me karies.
Nё radhё tё dytё, dhёmbёt duhet tё pastrohen me njё furçё dhёmbёsh tё lagur. Nuk ёshtё i kёshillueshёm pёrdorimi i pastёs sё dhёmbёve, derisa fёmija tё jetё ne gjendje tё lajё dhёmbёt pa e gёlltitur atё. Nё

fund, nё marrёveshje me pediatrin tuaj, qё mё parё do tё vlerёsojё sasinë e fluorit nё pёrbёrjen e ujit nё zonёn ku banoni, mund tё jetё e dobishme t´i jepni njё sasi fluori fёmijёs. Marrja e fluorit nё mёnyrё korrekte, ka treguar efikasitet nё uljen e numrit tё rasteve qё preken nga kariet edhe nё dhёmbёt e pёrhershёm, duke forcuar zmaltin e tyre dhe duke reduktuar krijimin e “pllakave bakterike”. Mbrojtja korrekte e dhёmbёve tё qumёshtit, ёshtё e dobishme gjithashtu edhe pёr tё lejuar njё zhvillim korrekt tё harkut tё dhёmbёve e per t´i lejuar atyre tё pёrhershem, tё gjejnё hapёsirёn e duhur nё momentin e daljes. Pёr kёto arsye edhe dhёmbёt e qumёshtit janё tё rёndёsishёm dhe duhen mirёmbajtur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X