Një studim i ri, i botuar në Medicine Translational Medicine, tregon se kjo lloj teknologjie me përdoruesin mund të jetë pothuajse aq e saktë sa testet në zyrën e mjekut dhe mund të kursejë shumë kohë për prindërit dhe pediatrit. Gjithashtu mund të ndihmojë fëmijët e sëmurë të bëhen më mirë në mënyrë më efikase.
Rrjedhja e veshit të mesëm dhe infeksionet e veshit prekin më shumë se 80 për qind të fëmijëve dhe janë arsyeja më e shpeshtë pse prindërit i çojnë fëmijët tek pediatri.
Infeksionet e veshit ndodhin kur ka rrjedhje në veshin e mesëm, prapa daulles së veshit. Infeksione të tilla gjithashtu mund të avancojnë në otit akut të veshit (një lloj infeksioni) që mund të kthehet më pas në meningjit.
Rrjedhja e dhimbshme e veshëve e shoqëruar nga otiti akut gjithashtu mund të ndodhë edhe tek foshnjat e vogla. Përveçse është e dhimbshme për të vegjlit ky problem e bën të vështirë për foshnjat që të dëgjojnë, dhe si pasojë ata mund të kenë probleme dhe për të folur.
Për shkak se foshnjat shumë të vogla nuk mund ta thonë me fjalë se kanë dhimbje, këto infeksione mund të jenë të vështira për t’u diagnostikuar. Simptoma të tjera përfshijnë ethe dhe tërheqje veshëve, por jo të gjithë fëmijët e bëjnë këtë, duke e bërë të vështirë për nënat dhe baballarët ta kuptojnë se kur duhet të shkojnë tek mjeku.
“Ne donim të zvogëlonim koston e vizitave shëndetësore të lidhura me infeksionet e veshëve, si dhe të zvogëlonim barrën e prindërve duke përdorur një smartfone për të zbuluar këtë problem”, shpjegon një nga shkencëtarët që ka promovuar këtë aplikacion, duke vënë në dukje se zbulimi për rrjedhjen e veshit të mesëm i lejon ata të zbulojnë nëse ka infeksione në veshin e foshnjës.
Ky aplikacion u testua tek 98 pacientë të moshave 9 dhe 17 vjeç dhe u zbulua se ishte efektiv në rreth 85 për qind të rasteve- një shkallë saktësie kjo që është e krahasueshme me testet në zyrën e mjekut. Testi kërkon vetëm një gyp të vogël letre që mund të ndërtohet me letër, shirit dhe gërshërë, në më pak se tre minuta. Letra e bërë si kon, si në foto vendoset në vesh dhe softueri (programi) dërgon një zhurmë të butë dhe të dëgjueshme përmes saj në kanalin e veshit. Në varësi të pranisë së lëngjeve në vesh dhe nëse ka rrjedhje, veshi dhe gypllari do të dridhen dhe do të prodhojnë reflektime që mund të gjurmohen nga mikrofoni i smartfonit.
Më pas algoritmi i programit ndihmon të kuptoni nëse fëmija ka rrjedhje në veshin e mesëm apo jo.
Sipas shkencëtarëve teknologjia është efektive në një shumëllojshmëri të modeleve të smartfone pavarësisht nga zhurmat që janë në sfond.
Lexo edhe: 5 shenjat e infeksionit te veshit tek femijet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu