Çokollata mund të luftojë depresionin

0 0

Ju mund të dëshironi të hani çokollatë sepse nuk jeni mirë me humorin, sepse diçka nuk shkoi mirë ose thjesht sepse keni nevojë për një gjë të ëmbël. Në çdo rast është e kotë t’i rezistosh tërheqjes fatale të çokollatës. Përveç se është demonstruar për një kohë të gjatë nga hulumtime të panumërta që bën mirë falë sasisë së lartë të antioksidantëve të afta për të kundërvepruar me plakjen, të paktën për sa i përket llojit të errët, çokollata gjithashtu mund të konsiderohet një antidepresant i vërtetë.

Antidepresant i fuqishëm

Për ta vërtetuar këtë është kryer një studim nga University College London, University of Calgary dhe Alberta Healt Services Canada, sipas të cilit çokollata e errët do të kishte një veprim të fuqishëm ndikimi në humor, duke zvogëluar rrezikun e depresionit me 4 herë. Nëse 7.6% e mostrës së analizuar në hulumtim tregon, në fakt, simptoma tipike të sëmundjes, përqindja bie në vetëm 1.5% tek ata që konsumojnë rregullisht çokollatë të errët. Gjithmonë i njëjti hulumtim ka treguar që ata që konsumojnë më shumë çokollatë, nga 100 në 450 gramë në ditë, do të kishin 57% më pak shanse për të zhvilluar simptomat e para depresive.

Antioksidantë dhe më shumë

Përveç polifenoleve antioksiduese, çokollata përmban një numër të caktuar të përbërësve psikoaktivë që prodhojnë një ndjesi euforie të ngjashme me atë të kanabisit. Kjo quhet fenletilaminë, një element i rëndësishëm për rregullimin e humorit.

Kushtojini vëmendje ekuilibrit

Në çdo rast, kini kujdes nga konsumi i tepruar i çokollatës, të cilën ju e dini mirë, që ka shumë kalori.

Në pritje të studimeve dhe konfirmimeve të tjera, mbetet e sigurt që konsumimi i çokollatës të errët në ditë mund të bëjë mirë. Dhe nuk rrezikoni të futeni në depresion!

Lexo edhe: Efektet e çokollatës së zezë në shëndetin e zemrës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X