Qumështi i lopës është më i kërkuari dhe më i përdoruri gjatë shtatzanisë . Ai është i disponueshem i pasterizuar, me pak yndyrnë ose me shije frutash apo kakaoje. Qumështi i lopës është i pasur me aminoacide të cilat ndihmonjë në ndërtimin e qelizave të reja që i nevojiten trupit të nënës gjatë shtatzanisë por edhe bebit. Vitamina D prezente në qumështin e lopës ndihmon në parandalimin e diabetit në shtatzani por edhe në rritjen dhe zhvillimin e fetusit. Gjthashtu qumështi përmban edhe vitaminën E, e cila vepron si një antioksidant duke luftuar shumë sëmundje që mund t’ju prekin juve ose bebin gjatë shtatzanisë.
Një gotë me qumësht lope përmban rreth 285 mg kalçium që ndihmon në krijimin dhe forcimin e kockave të fetusit. Ndërsa vitamina A që gjendet me shumicë ne qumështin e lopës ndihmon në përmirësimin e shikimit, ndërtimin e indeve të reja dhe forcimin e sistemit imunitar te ju dhe te bebi.
Nuk ka dyshim që qumështi i lopës është një zgjedhje shumë e mirë për tu konsumuar në shtatzani, megjithatë ka dhe disa alternative të tjera të cilat mund t’ju sigurojnë “thuajse” të njëjtat përfitime me qumështin e lopës. Ato janë:
Juve mund t’ju pëlqejë shija e pazakontë e qumështit të dhisë dhe të shijoni përfitimet nga vlerat ushqyese që ai përmban. Qumështi i dhisë mund të gjendet i paketuar me UHT ose i freskët direkt nga fermat. Në krahasim me qumështin e lopës, qumështi i dhisë ka përqëndrim më të lartë proteinash, përqindje më të ulët yndyre dhe më shumë vitaminë B2. Ndërsa sa i përket sasisë kalçiumit, një gotë qumësht dhie përmban rreth 283 mg.
Qumështi i sojës
Qumështi i sojës është i disponueshëm në shumë shije të ndryshme dhe pa yndyrë, dhe gjithashtu mund të gjeni qumësht soje të pasuruar me fibra apo kalçium. Qumështi i sojës përmban thuajse të njëjtat lëndë ushqyese si qumështi i lopës. Por yndyrat e pangopura në qumështin e sojës ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe luftojnë kancerin.
Qumështi i orizit
Qumështi i orizit mund të gjendet në disa shije të ndryshme dhe i pasuruar me vitamina, proteina ose kalçium. Nëse vuani nga diabeti në shtatzani kjo është zgjedhja ideale për ju pasi përmban rreth 4 herë më shumë karbohidrate se qumështi i lopës. Qumështi i orizit ka nivele të larta të vitaminës B dhe përqindje shumë të ulët yndyre, karakteristika ideale dhe mëse të nevojshme gjatë shtatzanisë. Por qumështi i orizit ka përmbajtje shumë të ulët të kalçiumit, pra vetëm 20 mg në një gotë.
Qumështi i bajames është alternativa më e mirë për ato që janë intolerante ndaj sojës apo glutenit. Ky qumësht nuk përmban yndyra të ngopura dhe është i pasur me acid folik, fibra, proteina, vitaminë B, kalçium, hekur dhe vitamina E, të gjitha këto shumë të nevojshme në shtatzani.
Po ju çfarë qumështi keni përdorur më shumë gjatë shtatzanisë?
Lexoni dhe: A mund te konsumojme pije me gaz ne shtatzani?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu