Tashmë është një fakt për të gjithë se qumështi i nënës është i pakrahasueshëm me asnjë lloj qumështi tjetër, si edhe i pazëvendësueshëm. Kjo ndodh pasi çdo gjendër qumështi prodhon qumështin që i përshtatet specifikisht të porsalindurit që do ta pijë, duke pasur proteinat, sheqernat, yndyrnat, kripërat minerale, karbohidratet, ujin, vitaminat dhe mineralet e nevojshme për një rritje dhe zhvillim të shëndetshëm. Pra i përshtatet species së bebes që do të ushqejë.
Kur mund të fillojmë përdorimin e qumështit të dhisë
Në të kaluarën, nënës së re e cila nuk mund të ushqente me gji fëmijën e saj i jepej këshilla të përdorte qumështin e dhisë, duke e menduar si më të përafërtin me atë të gjirit. Kjo këshillohej kryesisht nëse fëmija ishte alergjik ndaj qumështit të lopës. Tashmë ju duhet të dini se fëmija mund të shfaqë po të njëjtën formë alergjie edhe ndaj qumështit të dhisë, pikërisht për shkak të proteinave të njëjta që përmbajnë. Edhe ky qumësht nuk duhet t’i jepet fëmijës pa mbushur vitin e parë të jetës, njësoj si edhe qumështi i lopës. Edhe në këtë rast duhet të keni parasysh se vlerat ushqyese nuk janë të plota për nevojat e fëmijës. Qumështi i dhisë përmban shumë kalçium dhe shumë pak vitamin B12, hekur, acid folik dhe vitamin A, C, D. Nëse do të merrni vendimin t’ja jepni fëmijës tuaj këtë qumësht duhet të flisni me mjekun tuaj për të marrë edhe vitaminat e nevojshme.
Lexoni edhe: Kur mund te perdorim qumeshtin e lopes per femijet?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu