1- Furçë për skarën
Një produkt që do t’ju vijë shumë në ndihmë gjatë pastrimit të shtëpisë do të jetë furça e posaçme për pastrimin e skarës. Ajo është e përshtatshme për të gjitha format dhe madhësitë.
2- Mikrofibër për pastrimin e vetratave (grilave persiane)
Copat prej mikrofibre janë shumë të mira dhe praktike për pastrimin e grilave persiane. Ato mund t’i gjeni me forma dhe madhësi të ndryshme që do ta bëjnë më të thjeshtë pastrimin e tyre.
3- Furçë për pastrimin e xhamave
Ju mund të gjeni edhe online furça të posaçme për pastrimin e xhamave, të cilat mund të kenë edhe një vend të caktuar ku ju mund të hidhni detergjentin pastrues.
4- Furçë e vogël për tastierën e kompjuterit
Për pastrimin e tastierës së kompjuterit ju mund të përdorni një furçë të vogël në formë peneli, e cila do të largojë pluhurin dhe papastërtitë.
5- Fshesë me fije
Një fshesë me fije plastike me të cilën mund të pastroni njollat si edhe një copë prej mikrofibre janë kombinimi perfekt për të pastruar dhe shkëlqyer dyshemetë.
6- Shapka për heqjen e pluhurit
Ju mund të blini online shapka të veshura në pjesën e jashtme me fije prej mikrofibre, të cilat janë një zgjedhje shumë origjinale për të pastruar pluhurin e dyshemeve.
7- Pastrues me magnet
Ky lloj pastruesi ka aftësi të heqë të gjitha llojet e njollave që mund të ndodhet në xham, cepat e shtëpisë etj.
8- Sfungjer për pastrimin e frutave dhe perimeve
Ky sfungjer është shumë i përshtatshëm për një pastrim të mirë të frutave dhe perimeve. Është rezistent ndaj nxehtësisë.
9- Copë për pastrimin e kompjuterit
Copa për pastrimin e kompjuterit është shumë e domosdoshme pasi ekrani i tij është shumë delikat. Ajo mund të heqe pluhurin dhe njollat pa shumë mundim.
10- Shkopinj për heqjen e qimeve
Ju mund të gjeni në treg ose online shkopinj që do t’ju ndihmojë të largoni qimet nga lavamanët e shtëpisë tuaj.
11- Leckë në formë trekëndëshi
Lecka në formë trekëndëshi do t’ju ndihmojë të pastroni të gjitha cepat e shtëpisë tuaj qoftë edhe ato më të vështira për t’u arritur.
12- Sgrasatore
Ky është një produkt shumë i dobishëm dhe pastrues universal. Ju mund ta përdorni atë për pastrimin e pajisjeve të banjës, kuzhinës, heqjen e njollave nga rrobat, heqjen e njollave të vështira nga mobiljet apo sipërfaqet e tjera të shtëpisë tuaj etj.
13- Amoniaku me aromë
Është një produkt shumë i mirë për pastrimin e pllakave të shtëpisë tuaj. Ju gjithashtu mund ta përdorni atë për të pastruar xhamat. Një kombinim i mirë për pastrimin e xhamave do të ishte përdorimi i copave prej mikrofibre.
Lxoni dhe: SI TE PASTROJME PARKETIN PA E DEMTUAR
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu