Cilat jane disa nga problemet vaginale qe mund te hasen pas lindjes?

0 0

Pas lindjes së fëmijës mund të shfaqen tek ju probleme të ndryshme vaginale në të cilat mund të përfshijmë edhe infeksionet. Këto shqetësime mund të shfaqen pavarësisht mënyrës së lindjes së fëmijës, të cilat duhet të marrin trajtimin e duhur prandaj tregoni kujdes!

Pesë llojet më të zakonshme të problemeve pas lindjes

  • Mund të keni hemorragji. Konsiderohet e tillë gjakderdhja e madhe vaginale dhe zakonisht ndodh kur keni pasur një lindje të gjatë dhe të vështirë, shtatzani multiple (binjakë, trinjakë etj), apo edhe në rast infeksionesh. Në disa raste hemorragjia mund të shfaqet edhe nëse uterusi nuk kontraktohet në mënyrën e duhur. Në këtë rast mjeku mund të kryejë disa teste në lidhje me praninë e infeksioneve por edhe testin e anemisë.
  • Infeksionet uterine. Kjo ndodh kur një pjesë e plaçentës ka ngelur në uterus pas lindjes dhe shoqërohet me aromë të pakëndëshme të sekrecioneve, rritje të temperaturës trupore etj. Mjeku mund të këshillojë një antibiotik.
  • Gruaja mund të përballet me një infeksion të plagës së operacionit. Zakonisht kjo gjendje shoqërohet nga skuqja, djegia, si edhe dalja e pusit (lëngu nga plaga). Nuk duhet ta prekni plagën por duhet të shkoni tek mjeku.
  • Dhimbja perineale, pra në zonën mes anusit dhe vaginës. Këto dhimbje zakonisht shfaqen pas një lindje natyrale. Në këtë periudhë duhet të kujdeseni maksimalisht për higjenën tuaj intime që të mbani larg infeksionet.
  • Sekrecione të rënda vaginale. Pas lindjes do të keni rrjedhje gjaku të cilat do të vijnë duke u hapur në ngjyrë, pra nga e kuqe në rozë, derisa bëhen të bardha. Nëse sekrecionet tuaja nuk ndryshojnë ngjyrë, pra vazhdojnë të jenë të errëta dhe me aromë të keqe duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Edhe nëse nuk keni një nga shenjat e mësipërme por mendoni se keni një problem, nuk duhet të hezitoni të flisni me gjinekologun tuaj.

Lexoni dhe : Infeksionet vaginale gjate shtatezanise 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X