Cilat jane ato produkte “praktike” qe cuan mijera femije ne spital?

0 0

Mund të jetë një mbajtëse bebesh, një karrocë, karrige e lartë e ushqyerjes, tavolina e ndërrimit, ulësja e vaskës plastike, që sipas “The New York Times”, kanë shkaktuar rreth 66.000 incidente brenda një viti tek fëmijët, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital. Këto incidente kishin ndodhur më tepër tek fëmijët nën 3 vjeç. Ky është një problem që shkakton rreth 19.5% të incidenteve tek fëmijët, duke zënë një % më të madhe tek fëmijët nën 6 muajsh, ndërsa rreth 18.6% e incidenteve shkaktohen nga djepi dhe dyshekët, 16.5% nga karrocat dhe 12.6% nga karriget e larta. Incidentet e shkaktuara nga rrethoret ndodhin në rreth 16.5% të rasteve. Sipas “American Academy of Pediatrics”, prindërit duhet të tregojnë shumë kujdes me përdorimin e tyre dhe disa t’i evitojnë totalisht.

Cilat janë pasojat e incidenteve?

Në rreth 25% të rasteve fëmija pëson goditje në kokë dhe humb ndjenjat. Numri  i këtyre incidenteve ka ardhur duke u rritur dhe për pasojë fëmija nuk duhet të qëndrojë pa mbikqyrje.

Mjeku Gary A. Smith, sjell për të gjithë prindërit 3 këshillat që do të mbajnë larg fëmijës incidentet. Këto këshilla i referohen përdorimit të 3 produkteve më të rrezikshme:

  • I vendosni mirë rripat e marsupit në trupin tuaj dhe sigurohuni që fëmija të jetë vendosur mirë brenda tij.
  • Mos e lejoni fëmijën të varet ndërsa është në karrocë.
  • Eleminoni të gjitha batanijet apo pellushat që mund të bllokojnë frymëmarrjen e fëmijës ndërsa është në gjumë.

Nëse një produkt përbën rrezik për fëmijën ndërsa përdoret pa mbikqyrjen tuaj, duhet të tregoni kujdesin maksimal në mënyrë që të parandaloni incidentet.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X