Cila eshte mosha e duhur per te cuar femijen ne cerdhe?

0 0

Tashmë janë të shumtë prinëdërit të cilët për arsye të ndryshme, dhe kryesisht nga nevoja për të punuar, mendojnë të dërgojnë fëmijën e tyre në çerdhe edhe pse ende nuk ka festuar ditëlindjen e parë. Me pak fat fëmija mund të ketë një gjyshe për të cilin mund të kujdeset, por jo të gjithë prindërit e kanë një të tillë që ju ofron ndihmën e saj. Në momentin që mungon gjyshja alternativa që merrret pothuajse menjëherë në konsideratë është çerdhja.

Por cila është mosha më e përshtatshme që fëmija mund të çohet në këtë institucion?

Sigurisht që të gjitha nënat do të preferonin mos ta bënin këtë ndërsa fëmija të ishte ende shumë i vogël, por nevoja për të marrë disa të ardhura është e madhe, sidomos tani që familja ka edhe më shumë shpenzime. Megjithatë edhe kjo ka disa aspekte të mira, dhe një prej tyre është ndikimi pozitiv në socializimin e fëmijës.

0-6 muajsh: Fëmijët që shkojnë në çerdhe para muajit të 6-të, do të kenë njëfarë vështirësie në shkëputjen nga nëna, kjo pasi kontakti fizik me të në  këtë moshë është shumë i rëndësishëm. Fëmija ka nevojë për aromën e nënës dhe kjo mund të shkaktojë tek ai konfuzion.

6-8 muajsh: Nëse fëmija do të dërgohet në çerdhe midis muajit të 6-8, praktikisht pasi ka filluar të ushqehet me ushqime të ngurta, do ta ketë më të lehtë të përshtatet, madje disa studiues mendojnë se kjo është mosha ideale për të dërguar fëmijën në çerdhe.

18 muajsh: Nëse nëna dhe babai kanë mundësi, këshillohet ta çojnë fëmijën në çerdhe pasi ai ka bërë 18 muaj, kjo pasi ai do të ketë mësuar të ndajë lodrat me bashkëmoshatarët e tij, si edhe do të jetë më e thjeshtë për të të përshtatet.

Kini parasysh se:

Shkëputja nga nëna duhet të jetë graduale pavarësisht moshës që ka fëmija, duke qënë tepër e kujdesshme në sjelljen me fëmijën në mënyrë që ai të kuptojë se edhe pse po shkon në çerdhe midis tij dhe nënës nuk ka ndryshuar asgjë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X