Ju “i merrni me vete” flokët tuaja kudo që të shkoni; ato mbledhin papastërtitë dhe ndotjen, dhe djersitni gjatë gjithë kohës, lëkura yndyroset dhe qelizat e saj vdesin.
Kështu që nëse doni mund t’i lani flokët çdo ditë. Duke e bërë këtë nuk do të hiqni vajrat natyralë nga flokët siç pretendohet, pasi këto vajra nuk qarkullojnë nga skalpi poshtë tek majat e flokëve, veçanërisht nëse flokët tuaj janë dëmtuar ose lyer me ngjyra. Fiziologjikisht, të gjitha flokët janë të njëjta. Dallimi është në formën e fijeve.
Edhe pse ka pasur një trend për t’i larë flokët vetëm me kondicioner, në përgjithësi ju duhet të përdorni shampo. Ato përmbajnë “surfactant”, i cili është projektuar për t’u marrë me papastërtitë dhe vajrat që më pas mund të shpëlahen nga flokët.
Lagini flokët plotësisht. Nëse ju i lani flokët dy herë dhe shampo duket sikur është më mirë herën e dytë, kjo ndodh për shkak se flokët tuaja janë lagur totalisht. Lani lëkurën e kokës në vend të flokëve dhe lëreni shampon të rrëshqasë deri në majë të flokëve. Nëse i lani flokët çdo ditë, nuk keni nevojë të përdorni shampon dy herë. Nëse po i lani flokët dy herë në javë, ose nëse flokët tuaja janë shumë të yndyrshëm ose përdorni shumë produkte për stilimin, atëherë mund të përdorni dy herë shampoo.
Flokët kaçurrela janë më të ndjeshme ndaj dëmtimit dhe thatësisë, por ju mund t’i lani ato aq shpesh sa u përshtaten flokëve tuaja- të paktën një herë në javë. Nëse keni flokë të shkurtër, ju mund të mos keni nevojë për kondicioner, por nëse flokët tuaj janë më të gjatë, duhet ta përdorni, veçanërisht nëse i lyeni. Kondicioneri hidraton dhe zbut shtresën e jashtme të flokëve, por duhet ta vendosni në mes të gjatësisë e deri tek skajet.
Lexo edhe: Përse bien flokët dhe çfarë mund të bëni
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu