Cfare vaj duhet te perdorim per ushqimin e femijes

0 0

Një tjetër dilemë e nënave në lidhje me ushqyerjen e fëmijës. Vaji që duhet të përdorin në supën apo drithërat e fëmijës të cilat janë përgatitur me lëng mishi apo perimesh.

Cili është vaji i duhur për ushqimin e fëmijës?

Vaji më i mirë për t’u përdorur në ushqimin e fëmijës është padyshim vaji i ullirit ekstra i virgjër. Ky përkufizim nuk i referohet vetëm shijes së tij më të fortë krahasuar me një lloj tjetër vaji, por edhe vlerave të tij më të mëdha ushqyese. Kjo ndodh pasi vaji i ullirit i kësaj cilësie përftohet nga shtypja e parë që i bëhet ullinjve, pra nuk përdoren trajtime kimike për rafinimin e tij të cilat, nga karakteristika e tyre ja heqin vajit disa nga benefitet e tij.

Po vaji i ullirit normal?

E gjitha sa thamë më lart i referohet një alternative perfekte, e cila pavarësisht benefiteve nuk e bën të pamundur përdorimin e një vaji tjetër të një cilësie më të dobët. Benefitet e vajit të ullirit edhe nëse ai është normal janë të shumta, dhe mbi të gjitha për përmbajtjen e acideve yndyrore si edhe për substancat oksiduese (polifenoli).

Benefitet e vajit të ullirit

Vaji i ullirit mbron mukozën gastrike dhe enët e gjakut duke parandaluar akumulimin e kolesterolit si edhe duke favorizuar funksionimin e mire të sistemit imunitar. Kjo e fundit bëhet e mundur falë një molekule të quajtur “oleocanthal” e cila ka të njëjtin funksion me ibubrofenin.
Kujdes me cmimin! Vaji i ullirit ekstra i virgjër ka një një çmim më të lartë duke qënë se kërkon një proçes prodhimi dhe konservimi që kanë një kosto më të lartë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X