Cfare te beni per te freskuar femijen e djersitur?

0 0

Gjatë këtyre ditëve të nxehta djersitja e fëmijës mund të jetë kthyer në një problem për shumë prindër, mbi të gjitha në zonën e kokës. Fëmijët e vegjël kanë vështirësi në rregullimin e temperaturës së trupit, sepse sistemi i termorregullimit është ende jo i maturuar në mënyrën e duhur. Pra i takon nënës dhe babait të evitojnë që ky problem të shfaqet.

Si të freskojmë fëmijën?

Para së gjithash duhet të mos e vishni me shumë rroba fëmijën dhe nëse gjithsesi kuptojmë se ai është djersitur shumë duhet:

  • Ta ndërroni menjëherë, veshjet e lagura nuk duhet të rrinë në trupin e fëmijës;
  • Mos e lini fëmijën mes korenteve (ambjente ku lëvizja e ajrit behet me shpejtësi)
  • Nëse keni mundësi i bëni një banjo freskuese fëmijës por pasi ja keni tharë djersët nga trupi;
  • Nëse fëmija ushqehet me gji, kjo është e mjaftueshme. Nëse fëmija ushqehet me qumësht artificial apo ushqime të ngurta duhet të shtoni ujë në dietën e tij.

Duhet të mos harroni gjithashtu se djersitja gjatë stinës së verës është një dukuri shumë normale, pra një situatë fiziologjike e shkaktuar nga përshpejtimi i metabolizmit prandaj nuk duhet të futeni në panik.

Po nëse fëmija ka djersë të ftohta?

Në këtë rast lëkura është e lagësht por e ftohtë  kryesisht në zonën e duarve, këmbëve apo në zonën e sqetullave dhe ndodh kryesisht gjatë natës. Djersët e ftohta mund të jenë shenjë e një shqetësimi që fëmija mund të ketë sidomos nëse fëmija shoqërohet edhe me zbehje në fytyrë, dobësi apo dridhje. Në këtë rast duhet të flisni me mjekun sidomos nëse fëmija shfaq edhe të vjella apo ndryshim të menjëhershëm refleksesh.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X