Cfare te beni nese femija zgjohet heret ne mengjes?

0 0

Fëmija juaj zgjohet shumë herët nga gjumi? Në 04:00, në 05:00? E di shumë mirë si ndiheni, dhe e di shumë mirë që ndoshta keni provuar shumë mënyra për ta bërë atë të flejë më gjatë, mënyra që me shumë mundësi ju kanë bërë të “dështoni” dhe të ndiheni se nuk do t’ja dilni kurrë, se kjo gjendje do të vazhdojë edhe për shumë kohë!

Kur mund ta konsiderojmë zgjimin të hershëm?

Njoh shumë nëna që thonë se fëmija i tyre zgjohet shumë herët dhe ndërsa bisedojmë i pyes se në çfarë ore ka fjetur fëmija që është zgjuar në orën 05:00? E dini se çfarë më ndodh të dëgjoj? Se fëmija ka fjetur në orën 18:00. Nënë e dashur, fëmija në këtë rast nuk është zgjuar herët, ai ka fjetur mjaftueshëm gjumë.

Sa duhet të flejë një fëmijë?

Në përgjithësi fëmijët mund të flejnë 11-13 orë gjatë natës, dhe si minimum duhet të konsiderohet 10.5 orë. Nëse fëmija juaj fle më pak se 10.5 orë, mund ta konsideroni si të hershëm zgjimin e tij.

Çfarë e bën fëmijën të zgjohet herët?

Edhe pse e vendosni vonë të flejë fëmija juaj mund të zgjohet në orën 05:00 të mëngjesit shumë energjik dhe me një dëshirë të madhe për të luajtur. Ai duket se është tepër i lumtur dhe paqësor gjatë paradites, për t’u bërë tepër nervoz dhe i irrituar gjatë mbrëmjes, kjo pasi ai nuk ka fjetur aq sa duhet dhe si duhet. Dëshironi të dini disa nga arsyet që e bëjnë beben tuaj të zgjohet herët?

  • Drita: ajo do të ndikojë shumë negativisht në cilësinë e gjumit të fëmijës, për këtë arsye mund ta pengoni të hyjë në dhomën tuaj apo të fëmijës me anën e grilave apo perdeve të errëta.
  • Zhurma: fqinji juaj fillon të bëjë zhurmë çdo mëngjes në oborr? Poshtë dritares tuaj fillojnë të kalojnë makina? Një zgjidhje do të ishte “luftimi” i tyre me anën e zhurmavetë bardha.
  • Temperatura: sidomos tani në stinën e dimrit fëmija ka tendencën të zgjohet herët për shkak të temperaturave ekstreme që shënohen gjatë orëve të para të mëngjesit, përkëtë arsye kontrolloni gjithmonë që fëmija të mos ketë vapë apo ftohtë ndërsa fle.
  • Rutina e dremitjeve: dremitjet ndikojnë shumë në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit të fëmijës. Sigurohuni që ato të zgjatin aq sa duhet dhe të bëhen atëherë kur duhet.
  • Ora e tij e brendshme: fëmija juaj mund të zgjohet nga ora e tij e brendshme edhe pse mund të dojë akoma gjumë. Ai mund të jetë mësuar që në atë orë të pijë, përkëdhelet nga mami etj, dhe për këtë arsye ju duhet të ndrysoni zakonet e tj.
  • Sapo ka mësuar të flejë gjatë gjithë natës: dhe ky është një proçes me të cilin trupi i fëmijës ka nevojë të mësohet.

Këshilla nga “Violet Giannone”, infermiere, nënë dhe konsulente gjumi.

Lexoni edhe: Femija nuk fle gjume, keshilla per prinderit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X