Gjatë verës fëmijët rrezikohen nga shumë insekte, të cilat mund t’i pickojnë. Të tilla janë mushkonjat, bletët, grerëzat etj.
Por, si duhet të sillemi në rast se një prej tyre pickon fëmijën tuaj? Cilat janë pasojat e një pickimi ndaj fëmijës? Si të sillemi në rast se fëmija pickohet nga bleta apo grerëza?
– Bleta le në vendin e shpimit thumbin, të cilin mund të hiqni prej atje me ndihmën e një pincete;
– Aplikoni akull;
– Për të zbutur dhimbjen mund t’i jepni fëmijës paracetamol;
– Mbajeni fëmijën nën kontroll për rreth 2 orë, kohë e mjaftueshme kjo për të parë nëse tek fëmija do të shfaqet një alergji e mundshme apo reaksion mbindjeshmërie, reaksion ky shumë i shpeshtë nga pickimet e insekteve.
Pickimi i bletës apo grerëzës mund të shkaktojë tek fëmija dy lloj reaksionesh:
– Kruarje, skuqje dhe fryrje
Këto shenja mund të shfaqen në zonën e pickimit të insektit për shkak të substancave irrituese që ndodhen në thumbin e insektit.
– Njolla të kuqe jashtë zonës së pickimit
Njollat e kuqe nuk shfaqen në zonë e pickimit, të cilat mund të shoqërohen me gjendje shoku, e shkaktuar nga helmi që përmban thumbi.
Çfarë të bëni në rast se fëmija shfaq gjendje shoku
Gjendja e shokut shpesh shoqërohet me bllokim të rrugëve të frymëmarrjes. Shenjat e para që shfaqen tek fëmija janë ndjesia e shpimit dhe nxehtësi koke.
Gjithashtu mund të shfaqet edhe:
– Fryrja e lëkurës dhe mukozave;
– Kruarje e gjuhës dhe e qiellzës;
– Të vjella;
– Diarre;
– Hipotension;
– Aritmi.
Është shumë e rëndësishme të lajmëroni ambulancën. Ndërkohë duhet të lehtësoni qarkullimin e gjakut duke hequr rrobat, qetësuar fëmijën dhe duke e vendosur atë në pozicion anti-shok (shtrirë me këmbët me lart se trupi).

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu