Cfare shkakton gluteni tek bebet dhe kur duhet te futet ne dieten ushqimore

0 0

Gluteni është një proteinë e cila gjendet në disa ushqime, përfshirë edhe tek drithërat e bebes (me bazë gruri, thekri dhe elbi). Kjo proteinë mund të shkaktojë sëmundjen celiake, e cila i referohet një problemi të aparatit tretës, dhe konkretisht të zorrës së hollë duke ndërhyrë në thithjen e lëndëve ushqyese nga ushqimi. Për këtë arsye duhet të këshilloheni mirë me mjekun para se të vendosni ta ushqeni fëmijën me ushqime të ngurta.
Kur është momenti i duhur për të prezantuar glutenin në dietën e fëmijës?
Jo më parë se muaji i 6. Sipas disa studimeve të publikuara në 2 tetor 2014 në “New England Journal of Medicine”, që është udhëhequr nga mjekë italianë, fëmijët që duhet të kenë më tepër kujdes janë ata që çeliakinë e kanë të trashëguar, kjo pasi faktori gjenetik është më kryesori. Sipas tyre këta fëmijë duhet të konsumojnë ushqime me përmbajtje gluteni pas muajit të 12 të jetës.
Si ta kuptojmë se fëmija ka këtë problem?
Nëse dyshoni ju mund të kryeni një analizë të posaçme. Diagnostikimi i hershëm do të pengonte zhvillimin e pasojave negative që kjo sëmundje mund të ketë. Intoleranca ndaj glutenit zakonisht shfaqet gjatë 3 vjeçarit të parë të jetës. Futja me vonesë në dietën e fëmijës së kësaj proteine nuk do të pengonte shfaqjen e sëmundjes por thjesht do ta vononte, element që duhet të konsiderohet tepër i favorshëm për një bebe në moshë aq të vogël. Tek fëmijët që e kanë këtë patologji të trashëguar, testi duhet të përsëritet edhe në moshën 5-6 vjeçare.

Lexoni edhe: 7 llojet mente shpeshta te alergjise ushqimore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X