Cfare qumeshti duhet te pije femija pas vitit te pare te jetes?

0 0

Qumështi i lopës nuk duhet të konsumohet nga fëmija nëse ai ende nuk është 12 muajsh. Pasi fëmija feston ditëlindjen e parë ky qumësht mund të jetë një alternativë për t’u përdorur. Deri në këtë moment, gruaja mund të ushqejë me gji dhe në rastet kur kjo nuk është e mundur duhet të zgjedhë një qumështi formule të përshtatshëm për fëmijën e saj. Qumështi i formulës është në gjendje të sigurojë elemntët e nevojshëm për një rritje të mirë të fëmijës, të cilët janë të pranishëm në sasinë e duhur.

Si të zgjedhim qumështin më të përshtatshëm për fëmijën tonë?

Qumështi i lopës: është qumështi me origjinë shtazore më i njohur dhe i përdorur nga nënat. Ky është një qumësht që përmban kalçium (120mg/100 ml), proteina (3,2g/100ml), vitamina, sheqerna (5g/100ml) dhe yndyrna (1,6-3,6/100ml). Nuk duhet të përdoret deri në vitin e parë të jetës sepse përmban shumë proteina dhe kripëra minerale të cilat mund të mbingarkojnë punën e veshkave të fëmijës. Ai gjithashtu përmban shumë pak hekur (0,1 mg/100ml), gjë e cila mund të shkaktojë anemi. Ai gjithashtu nuk përmban sasi të mjaftueshme të acideve yndryrore.

Qumështi i formulës: ky është një qumësht që në çdo moment i përshtatet nevojave të fëmijës, mjafton të zgjidhni të duhurin. Në këtë rast,pra në moshën 1-vjecare qumështi duhet të ketë numrin 3. Ky qumësht këshillohet të përdoret kryesisht nga fëmijët që nuk hanë shumë ushqim, pasi ka sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore, sheqernave, vitaminave, mineraleve (kryesisht hekur dhe zink) si edhe më pak proteina.

Qumështi i dhisë: tashmë mund të gjendet shumë me lehtësi në çdo supermarket. Këshillohet të përdoret tek fëmijët që i tolerojnë proteinat dhe qumështin e lopës. Ai përmban më shumë proteina se qumshti i lopës, më shumë yndyrna si edhe sasi të njëjta sheqernash dhe hekuri. Përmban sasi më të mëdha të kalciumit (141mg/100ml) si edhe është më i tretshëm nga fëmija. Nuk duhet të përdoret tek fëmijët që janë alergjikë ndaj qumështit të lopës, sepse fëmija zakonisht nuk është alergjik vetëm ndaj tij, por alergjik ndaj proteinës beta-lattoglobulina, e cila nuk është e pranishme në qumështin e njeriut, por është e pranishme tek qumështi i kafshëve, pra në këtë rast edhe në të dhisë.

Një alternativë mund të ishte edhe qumështi i sojës dhe orizit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X