Çfarë (nuk) duhet të hani kur keni diarre?

0 0

Të gjithë e dimë se diarreja mund të na prekë në kohën më të papërshtatshme, siç janë ditët kur keni një takim të rëndësishëm në punë, kur jeni duke shkuar në një njohje ose kur duhet të takoni miqtë tuaj në një koncert.

Sigurisht, diarreja mund të jetë një shenjë e diçkaje më serioze (nëse zgjat më shumë se disa ditë ose nëse keni gjak në jashtëqitje, sigurohu që të shkoni te mjeku). Por shumicën e rasteve, diarreja nuk është një problem i madh.

Megjithatë, kur të ndodhë, ju mund të gjendeni duke pyetur veten se si mund ta ndalni sa më shpejt që të jetë e mundur. Duket se dieta juaj ose mund të ndihmojë në zbutjen ose përkeqësimin e diarresë.

Ushqimet që duhet të hani kur keni diarre

Dieta BRAT mund të jetë e dobishme nëse keni diarre të tepërt, thotë Rabia De Latour, gastroenterologe. BRAT përfshin: banane, oriz, mollë, bukë të thekur. Shpesh rekomandohet për fëmijët e vegjël që kanë vështirësi ta mbajnë ushqimin.

Këto ushqime janë të lehta për stomakun dhe bananet në veçanti mund të jenë të dobishme, sepse ato janë të pasura me kalium, të cilat mund t’ju nevojiten më shumë nëse keni diarre të tepruar. Patatet, brokoli i gatuar dhe spinaqi gjithashtu kanë përmbajtje të lartë kaliumi.

Është e rëndësishme edhe të qëndroni të hidratuar, sepse diarrea e tepërt shkakton që trupi juaj të humbasë me shpejtësi ujë.

Çfarë nuk duhet të hani kur keni diarre

Së pari, shmangni çdo gjë që stomaku juaj nuk e ka pranuar në të kaluarën apo ju ka sjellë shqetësime. Si dhe duhet të shmangni vaktet e mëdha. Hani shpesh, por në sasi të vogla.

Lexo edhe: Ushqimet që duhet t’i jepni fëmijës për diarre (nga 6 muaj në 1 vjeç)






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X