loading

Çfarë ndodh pas operacionit cezarian dhe si ta merrni veten plotësisht

0 0

Nora Istrefi, Elita Rudi, Tuna, Ilva Tare etj. kanë të gjitha diçka të përbashkët dhe nuk e kemi fjalën për famën që ato kanë.

Të gjitha këto emra të njohur të showbizit shqiptar kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre përmes operacioneve cezariane.

Vitet e fundit në mbarë botën po rritet ndjeshëm numri i grave që për arsye të ndryshme zgjedhin të lindin fëmijët e tyre me këtë metodë.

Por çfarë duhet të keni parasysh nëse bëni një lindje të tillë dhe si ta merrni veten shpejt pas saj?

Së pari ju tregojmë hapat se çfarë ndodh ekzaktësisht pas një operacioni cezarian:

Ora e parë – Urime, ju jeni një nënë tani! Sapo operacioni juaj të ketë përfunduar, mjekët ju transferojnë në repartin e vëzhgimit, ku ju ndjekin mamitë, të cilat mbajnë nën kontroll shëndetin tuaj. Një kateter që do t’ju vendoset do të mundësojë që të mos shqetësoheni për të shkuar në banjë për të urinuar. Nëse gjithçka është normale, ju mund të filloni menjëherë të ushqeni me gji fëmijën tuaj.

Dita 1:

Nëse nuk keni komplikacione, do të zhvendoseni në repartin normal. Ju do të lejoheni të pini lëngje. Në disa raste, mjeku mund t’ju kërkojë të konsumoni ushqim të gatuar por të butë.

Nëse shërimi juaj po shkon mirë, mjeku mund t’ju kërkojë që të ngriheni dhe të lëvizni pak.

Dita 2:

Kateteri do të hiqet dhe kjo është një mënyrë delikate për t’ju thënë se duhet të ecni, edhe nëse bëhet fjalë që të shkoni deri tek tualeti. Pas ditës së parë, gjinekologët rekomandojnë rritjen e aktivitetit sa më shpejt që të jetë e mundur, pavarësisht se kjo mund të jetë dhimbshme.

Dita 3:

Lajmi i mirë është se ju mund të bëni një dush tani por nuk duhet të përdorni sapun aromatik apo deodorant. Për më tepër tani mund të konsumoni ushqim normal.

Dita 4:

Në këtë ditë ju duhet t’i keni thënë “lamumirë” spitalit. Zakonisht nënat që lindin në mënyrë natyrale dalin ditën e dytë nga spitali por në një lindje me operacion cezarian zgjat pak më shumë qëndrimi në spital. Mjekët mund të heqin kapëset apo penjtë edhe pse një pjesë tjetër e tyre treten vetë.

Zbritja dhe ngjitja e shkallëve janë disa aktivitete që do ju duhet t’i shmangni në këtë periudhë.

Java e 2:

Koha për kontrollin tek mjeku. Ai do të shqyrtojë plagën dhe do të kontrollojnë për çdo shenjë se diçka nuk po shkon siç duhet.  Ju mund të “bombardoni” mjekun tuaj me pyetje në këtë periudhë.

Deri në fund të javës së dytë, duhet të jeni në gjendje të ecni më larg se sa keni mundur të ecni deri tani.

Java e 4:

Ju keni bërë përparim të madh në shërimin tuaj. Në këtë moment  mund të ecni më larg, ndërsa sekrecionet vagiale dhe gjakderdhja janë ulur. Por mos prisni që të jeni në gjendje normale. Ashtu si çdo shtatzëni, edhe çdo shërim është gjithashtu unik. Mos e krahasoni shërimin tuaj me dikë tjetër, sepse rikuperimet tona ndryshojnë si gjenetika jonë dhe krahasimet vetëm sa do t’ju pengojnë.

Java e 6:

Rimëkëmbja e plotë pas një operacioni cezarian pa komplikacione mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë.

Mitra juaj tani është kthyer në madhësinë e saj origjinale, dhe ju mund të filloni të bëni seks.

Megjithëse, disa gra mund të kenë dhimbje nëse bllokohen përgjatë prerjes, por për pjesën më të madhe plaga shërohet në këtë moment dhe ju mund të rifilloni të gjitha aktivitetet normale.

Këshilla pas operacionit cezarian:

  1. Jini të durueshme. Në varësi të gjendjes suaj të rikuperimit, mjeku juaj do t’ju rekomandojë se sa duhet të lëvizni. Mos prisni që të ngriheni dhe të vraponi 6 javë pas operacionit tuaj. Durimi është çelësi për një shërim të hershëm.
  2. Mos ngrini asnjë objekt. Penjtë e plagës mund të hapen dhe mund të pësoni infeksione. Prisni derisa të hiqni penjtë ndërkohë kërkojini bashkëshortit t’ju ndihmojë.
  3. Qetësuesit. Mos u shqetësoni! Mjeku e di se ilaçet që do të merrni mund të ndikojnë në qumështin tuaj të gjirit dhe ai do të sigurohet që ilaçet e këshilluara të jenë të sigurta për fëmijën tuaj.
  4. Ushqimi me fibra të pasura.Kapsllëku është një nga efektet e padëshiruara anësore pas operacionit cezarian. Pra, përfshini në dietë shumë sallata dhe fruta të freskëta, për të zbutur mbetjet ushqimore dhe për të zvogëluar tendosjen në zorrët tuaja.
  5. Kujdesi i plagëve. Kjo pjesë është mjaft e qartë, apo jo? Ju duhet të kujdeseni për plagën, dhe të siguroheni që të mos ekspozoheni ndaj baktereve që shkaktojnë infeksione. Prerja do të lërë një plagë, prandaj sigurohuni që ju mos e infektoni atë.

Lexo edhe: Dieta ushqimore pas lindjes me operacion cezarian


Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Varrosin vajzën brenda tenxheres me...

Indi, rasti që ka tronditur botën Ajo që do të tregojmë është një histori që ka bërë xhiron nëpër botë, dhe që ka zemëruar rrjetin. Ngjarja ka ndodhur në Indi,...

“Arushi Leo”, si e nis...

Chiara Ferragni është një nga blogeret më të njohura në botë e cila me stilin e saj të jetesës ka fituar fansa anembanë botës. Një nënë e dedikuar, një femër...

10 këshilla klasike të prindërimit...

Mos të duket ndonjë nga këto këshilla e njohur? Komunikimi është themeli për një marrëdhënie të mirë. Bëhu një shembull i mirë për fëmijën tënd. Qëndrueshmëria është çelësi. Ne dëshirojmë...

A ndikon keq te fëmijët...

Besoje apo jo, pyetem shpesh nëse të qenurit një nënë që punon është diçka e keqe për zhvillimin e fëmijës dhe në të shumtën e rasteve, përgjigjia ime tingëllon ‘jo’!...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X