Pastrimi i dhëmbëve është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Ju duhet t’i lani dhëmbët minimalisht dy herë në ditë. Duke i larë dhëmbët sa më shpesh kjo gjë ju ndihmon në mbrojtjen e shëndetit tuaj. Mos larja e dhëmbëve nuk rrezikon vetëm dhëmbët, por ka dhe probleme tjera.
Ndoshta ndonjëherë ndiheni të lodhur dhe përtoni t’i lani ose keni harruar dhe kujtoheni në sekondën e fundit. Për dhëmbët asnjëherë nuk është vonë.
Por ja se çfarë shkakton mos larja e dhëmbëve:
Sëmundje periodontale dhe dëmtim të kockave
Ndoshta nuk e keni menduar ndonjëherë që mos larja e dhëmbëve shkakton sëmundje periodontale ose dëmtim të kockave. Sipas Dr. Rajan Sharma “Bakteret prodhojnë disa enzima që me të vërtetë fillojnë të hanë kockën dhe zhvillojnë sëmundjen periodontale”.
Sëmundjen e diabetit
Diabeti është një sëmundje kronike që shqetëson shumë njerëz, fëmijë dhe të rritur. Sipas një studimi të publikuar në Journal of the American Dentist Association, duket se ka një lidhje midis infeksioneve të mishrave dhe diabetit.
Sëmundje zemre
Ka një lidhje midis larjes së dhëmbëve dhe sëmundjes së zemrës. Eshte e vërtetë! “Bakteret që mbahen në gojë kalojnë në gjak dhe nga aty mund të prekë proçeset natyrore të trupit. Dr. Brent Rusnak u shpreh se “Shëndeti oral ndikon në sëmundjet e zemrës, goditje në tru, madje edhe sëmundje të Alzheimerit”.
Aromë të keqe
Kur nuk i lani dhëmbët krijohet një aromë e keqe. Dr Glenn LeSueur u shpreh se: “Vetëm mendoni për ushqimin që keni ngrënë dhe mbetjet që kanë ngelur në dhëmbë.
Skuqje mishrash (Xhinxhiva)
Dëmtimi i smaltit
Smalti gjendet në çdo dhëmb dhe është shumë i rëndëishëm. Mbron dhëmbët në mënyrë që të mos thyhen.
Dhëmbë të dobët
Sa herë që hani ose pini gjëra që kanë pigmente më të errëta (si kafja, çaji, panxhari dhe vera), ato i bëjnë dhëmbët të verdhë në vend që të jenë të bardhë. Pirja e duhanit mund t’i errësojë dhëmbët dhe t’i bëjë me njolla më kalimin e kohës.
Goditje në zemër
Mos larja e dhëmbëve mund të shkaktojë sulme në zemër;
Lindje të parakohshme;
Lexo edhe: Kur dhe si ti lajme dhembet e bebit?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu