Buzëqeshja e bebit është një nga gjërat më të lezetshme tek ai, por kur atij fillojnë t’i dalin dhëmbët është përgjegjësia juaj të kujdeseni për shëndetin dhe pastërtinë e tyre. Mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për ta bërë këtë gjë është larja e tyre me furçë.
Kur duhet të filloni të lani dhëmbët e bebit?
Ekspertët rekomandojnë të filloni larjen e dhëmbëve të bebit menjëherë pasi i shfaqet dhëmbi i parë, pra rreth muajt të 8.
Çfarë na nevoitet për të larë dhëmbët e bebit?
Për të larë dhëmbët e bebit do t’ju duhen:
- Një furçë të butë: Do t’ju duhet një furçë e veçantë për bebe e cila ka vetëm disa radhë fijesh shumë të buta, të cilat janë ideale për dhëmbët e bebit.
- Pastë dhëmbësh me përmbajtje flouridi: Të gjitha pastat e dhëmbëve me përbajtje flouridi mund të përdoren por preferohen ato që janë të prodhuara posaçërisht për bebe, që nuk kanë shije apo aromë.
Si t’i lajmë dhëmbët e bebit?
- Uluni në krevatin tuaj duke mbajtur kokën e bebit në prehërin tuaj. Sigurohuni që vendi të jetë i ndriçuar mirë në mënyrë që te shikoni brenda gojës së bebit.
- Lagni një peshqirë të pastër me ujë të pijshëm dhë të ftohtë, si edhe filloni ta pastroni mishin e dhëmbëve të bebit me të.
- Në furçën e dhëmbëve aplikoni pak pastë dhëmbësh në madhësinë e një kokrre orizi dhe filloni të fërkoni lehtësisht dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve të bebit për 1 minutë. Bakteret mund të kolonizojnë mishin e dhëmbëve ndaj është e rëndësishme ta pastroni mirë.
- Më pas pastroni me butësi gjuhën e bebit por pa aplikuar forcë, pesha e furçës mjafton për të pastruar gjuhën nga kripërat e qumëshit që mund të mbeten aty.
Në fillim bebi mund ta ketë pak të vështirë të mësohet por me kalimin e kohës do të ndihet më mire.
lexoni dhe: Vizita e pare tek dentisti per femijen
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu