Disa bebe janë shumë të ndjeshëm ndaj emocioneve, dhe për këtë arsye nuk mund të themi se ekziston një arsye konkrete për shfaqjen e kolikave emocionale. Do të mjaftonte një moment nervozizmi i nënës që i porsalinduri të shfaqte një krizë kolikash.
Lidhja e nënës dhe fëmijës
Lidhja e nënës me të porsalindurin është shumë e fortë dhe për këtë arsye të gjitha emocionet që ajo përjeton transmetohen edhe tek fëmija. Duke qënë se shpesh nënat e reja ndihen të pasigurta, do të ndihen edhe nervoze, gjë e cila do të shkaktonte kolikat emocionale tek fëmija.
Cilat janë shenjat e kolikave emocionale?
Fëmija që vuan nga kolikat emocionale zakonisht:
- E bën nënën të mos e kuptojë se për çfarë konkretisht ka nevojë;
- Qan për një kohë të gjatë duke e mbledhur trupin në mënyrë sikur kërkon të rrotullohet;
- Edhe zhurma më e vogël e zgjon nga gjumi duke bërë që nëna të ndihet gjithmonë e lodhur;
- Qetësohet dhe ndihet e lumtur në momentin që nëna e merr në krahë dhe fillon të qajë sapo e lëshon.
Si ta ndihmojmë fëmijën?
Në të vërtetë ndihma fillon nga qetësimi i nënës. Në momentin që nëna do të përjetojë emocione pozitive, të njëjtën gjë do të bëjë edhe fëmija.
Mendoni pozitivisht
Ju jeni duke bërë një punë shumë të mirë dhe nuk keni arsye pse të mendoni ndryshe. Flisni sa më shumë në lidhje me këtë eksperiencë edhe me nënat e tjera.
Merrni pak kohë për veten tuaj
Në momentin që e kuptoni se gjatë pasdites fëmija juaj është duke shfaqur shenjat e kolikave emocionale, ja lini për pak kohë fëmijën bashkëshortit tuaj apo dikujt tjetër të familjes dhe bëni një shëtitje të shkurtër në mënyrë që të ndiheni më e qetë dhe për pasojë fëmija të ndihet më mirë gjithashtu.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu