Cfare e shkakton lemzen tek bebet?

0 0

Shpesh prindërit shqetësohen kur fëmijën e zë lemza, por kjo është diçka që nuk ka pse t’ju vendosë në merak. Lemza tek bebet është një fenomen shumë normal dhe arsyet që e shkaktojnë janë si më poshtë.
Përse një bebe e zë lemza?
Si shkaku kryesor i lemzës do të konsiderohet një lëvizje e pavullnetshme e diafragmës, pra i muskulit që ndaj barkun nga zona e gjoksit, e cila pasohet nga një mbyllje e shpejtë e fytit (glotidi). Shfaqet më shpesh tek fëmijët deri në moshën 18 muajshe. Ajo shkaktohet nga:
Refluksi gastro-ezofageal. Kjo shfaqet shpesh tek bebet të cilët gjatë pirjes thithin ajër, duke bërë që edhe diafragma të lëvizë. Kjo mund të ndodhë edhe në momentin që fëmija do të gromësijë.
• Të qarat e vazhdueshme. Edhe një krizë e fortë të qarash mund të shkaktojë lemzën si pasojë e ajrit që ka thithur gjatë të bërtiturave.
• Uljet e temperaturës. Ky është një fenomen disi i paqartë nga këndvështrimi shkencor. Kjo mund të shfaqet zakonisht gjatë ndërrimit të bebelinës apo edhe pas banjës.
Si të veprojmë?
Edhe pse sapo e keni hequr nga gjiri duhet ta vendosi sërish dhe me disa gëlltitje lemza do të largohet. Gjithashtu edhe teshtima mund ta largojë lemzën prandaj mund të përkëdhelni lehtë hundën e fëmijës. Nëse lemza është e shpeshtë duhet të flisni me mjekun.

Lexoni dhe: Lemza tek bebet, shkaqet dhe trajtimi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X