Cfare duhet te dije te beje nje dado?

0 0

Eshtë muaji kur fëmijët i drejtohen dyerve të kopështit apo çerdhes. Dhe ndërsa ata e bëjnë këtë ju po mendoni se për fëmijën tuaj që ende nuk ka moshën e duhur për të shkuar në një institucion të tillë, të punësoni dikë që të kujdeset në shtëpi ndërsa ju fizikisht nuk jeni atje. Por, kjo për ju është një çështje shumë me përgjegjësi, duke qënë se zonja në fjalë duhet të ketë të gjitha aftësitë e duhura edukuese. Dhe ndërsa keni këto dilemma në mendjen e tuaj, do të ishte mirë të njiheshit me disa nga kriteret kryesore që duhet të merrni në konsideratë në mënyrë që të bëni zgjedhjen e duhur.
Çfarë duhet të dijë të bëjë dadoja e fëmijës tuaj?
Si fillim duhet të dini se dadoja e fëmijës tuaj duhet të jetë një person me karakteristika të tilla që t’ju japë besim. Ajo duhet të jetë shumë e përpiktë si edhe profesionale në punën e saj. Ja cilat janë karakteristikat që ajo duhet të ketë në mënyrë të domosdoshme:
• Një dado duhet të jetë në gjendje të identifikojë nevojat specifike të fëmijës si edhe të veprojë në bazë të karakteristikave specifike të tyre. Nëse ajo do të kujdeset për një fëmijë të porsalindur, duhet të jetë në gjendje t’i përgjigjet nevojave fiziologjike të tij, duhet të dijë të ndërrojë bebelinën, ta ushqejë me biberon, t’i bëjë banjë, të dijë të qetësojë lemzën, e cila është shumë e shpeshtë tek fëmijët e porsalindur, si edhe duhet të jetë në gjendje ta bëjë fëmijën të flejë. Nëse dadoja do të kujdeset për një fëmijë më të rritur, këto kërkesa fiziologjike do të jenë më të reduktuara, për t’i lënë më shumë hapësirë lojës dhe veprimtarive që do ta ndihmojnë fëmijën të mësojë.
• Një tjetër karakteristikë shumë e rëndësishme që duhet marrë në konsideratë ndërsa zgjidhni personin që do t’i besoni fëmijën tuaj, është aftësia e saj për t’u integruar me familjen tuaj, kjo pasi për fëmijën mund të kujdesen persona të ndryshëm në momente të ndryshme (gjyshi, gjyshja, prindërit). Ajo duhet të jetë në gjendje të bashkëveprojë me ta në lidhje me mënyrën e duhur së të sjellurit të fëmijës, duke qënë gjithashtu e aftë t’i përshtatet nevojave tuaja familjare.
• Personi që do të zgjidhni si dado mund të kalojë shumë ose pak kohë me fëmijën tuaj, por pavarsisht kësaj ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që ju gjatë kësaj kohe nuk do të jeni fizikisht me ta. Për këtë arsye ajo duhet të jetë shumë e vëmendshme dhe e kudjesshme, duke qënë gjithashtu në gjendje të menaxhojë kapriçiot e fëmijës, si edhe sjelljen e tij jo vetëm brenda ambienteve të shtëpisë por edhe jashtë saj, kjo pasi fëmija në këtë rast mund të jetë në kontakt edhe me fëmijë të tjerë. Idealja do të ishte të gjenit një person që ka njohuritë bazë të dhënies së ndihmës së parë.
• Karakteri i saj duhet të jetë i butë duke qënë në gjendje të falë shumë dashuri, duke qënë gjithashtu e aftë që në një moment të caktuar të praktikojë një sjellje të prerë dhe të vendosur para kapriçiove të fëmijës.
• Zonja apo vajza që do të kujdeset për fëmijën tuaj duhet të dijë të gatuajë diçka për fëmijën, kjo nëse ju do t’i besoni asaj këtë pjesë, duke qënë në gjendje të zbatojë me përpikmëri kërkesat tuaja në lidhje me ushqyerjen e fëmijës. Ajo nuk duhet në asnjë mënyrë t’i japë fëmijës një ushqim që ju nuk ja keni rekomanduar, apo që ja keni ndaluar më parë.
• Dadoja e fëmijës duhet të jetë e aftë të projektojë aktivitete fizike dhe edukative të pershtatshme për moshën dhe nivelin psiko-fizik të fëmijës. Për këtë mund t’ju vinte në ndihmë një person që ka aftësi profesionale (edukatore).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X