Çfarë duhet të dijë prindi kur diçka nuk po shkon si duhet në zhvillimin e fëmijës së tij?

0 0

Të jesh prind, do të thotë të jesh dëshmitar i rritjes dhe i zhvillimit të fëmijës tënd në çdo hap. Prindi duhet të vëzhgojë me kujdes fëmijën dhe mënyrën se si ai zhvillon çdo ditë aftësi dhe arritje të reja. Në disa raste fëmija nuk zhvillohet si duhet dhe prindi mund të jetë i pari që ta kuptojë se ai ka nevojë për ndihmë.

Nëse ju si prind vini re se fëmija juaj ka një apo disa shenja nga lista e mëposhtme, atëherë kërkoni menjëherë ndihmë

Foshnja nën moshën 8-muajshe

  • Nuk shton në peshë;
  • Nuk të sheh në sy dhe nuk i ndjek me sy objektet pranë tij;
  • Nuk e ngre dot kokën;
  • Nuk mban dot gjëra në duar;
  • Nuk u përgjigjet zhurmave të forta.

Foshnja nga 9-12muajsh

  • Nuk ecën këmbadorazi;
  • Nuk rri dot ulur edhe kur e ndihmoni;
  • Nuk përdor gjestet, si për shembull të tundë dorën për të thënë “mirupafshim”;
  • Nuk komunikon me të tjerët, nuk buzëqesh, nuk gugat dhe nuk tregon interes për lojën.

Fëmija nga 18- 24 muajsh

  • Nuk thotë fjalë (si për shembull “mama”);
  • Nuk arrin të ecë;
  • Ka tundje apo dridhje të trupit;
  • Ka shqetësime në gjumë.

Fëmija 3 vjeçar

  • Rrëzohet shpesh dhe ka vështirësi për të ngjitur shkallët;
  • Nuk arrin të ndërtojë një “pallat” me më shumë se 4 kuba;
  • Nuk arrin të flasë me fjali me 3 fjalë (për shembull “unë dua ujë”);
  • Nuk shfaq interes për fëmijët e tjerë.

Fëmija 4 vjeçar

  • Nuk arrin ta mbajë lapsin mes gishtave;
  • Nuk shfaq interes në lojën me të tjerët;
  • Nuk arrin të thotë më shumë se 3 fjalë së bashku në një fjali;
  • Zemërohet dhe inatoset dhe nuk di të ndalojë.

Fëmija 5 vjeçar

  • Nuk arrin të tregojë se çfarë ka bërë gjatë ditës;
  • Është në pjesën më të madhe të kohës shumë i mërzitur dhe i pakënaqur;
  • Është shumë agresiv;
  • Nuk arrin të përqendrohet në një aktivitet për më shumë se 5 minuta;
  • Nuk shfaq interes për të luajtur me fëmijët e tjerë.

Flisni me pediatrin e fëmijës për të gjitha shqetësimet që keni.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X