Gjithnjë e më shumë njerëz kanë ndakur së ngrëni bukë dhe po përpiqen të ndjekin dietat të cilat nuk përmbajnë karbohidrate. Mijëra blogerë kanë ndarë shumë informacione rreth asaj që ka ndryshuar në jetën e tyre pasi ata kanë vendosur të heqin dorë nga produktet me bazë mielli. Rezultatet janë me të vërtetë mbresëlënëse: lëkura e tyre bëhet më e shëndetshme, humbasin në peshë dhe bëhen më energjikë. Por a funksionojnë me të vërtetë të gjitha këto këshilla?
Ne do të donim të ndajmë disa fakte me ju – dhe ju jeni të lirë të nxirrni vetë përfundimet tuaja.
Bukë e bardhë apo e zezë
Të gjitha llojet e bukës së grurit apo bukës që përbëhet nga thekri janë absolutisht të mira. Këto produkte janë të shëndetshme, por kur bëhet fjalë për bukën e bardhë, ajo nuk është aq e mirë për ju. Në shekullin e 20-të, mielli dhe majaja u ndryshuan dhe një kombinim i energjisë intensive dhe pluhurave shtesë ndryshuan tërësisht mënyrën se si piqej brumi. Kjo është arsyeja kryesore përse duhet të ndaloni së ngrëni bukë të bardhë, edhe nëse ju thonë se ajo është e një cilësie shumë të mirë.
8 arsyet përse duhet të ndalini menjëherë përdorimin e bukës:
Arsyeja # 8: Një produkt i padobishëm. Kur piqen kokrrat e grurit kanë shumë vitamina. Port ë gjitha këto substance të dobishme thjesht zhduken kur përpunohen kokrrat. Madje edhe mielli i bardhë që mbahet si shumë cilësor ka vetëm 30% të substancave të dobishme që gruri kishte para se të përpunohej. Fatkeqësisht këto substanca bëhen joaktive pas vetëm 2 javëve. Meqë ra fjala, afati I ruajtjes së miellit është rreth 12 muaj.
Arsyeja # 7: Mungesa e shijes
Le të pranojmë se buka e bardhë nuk ka shije. Por kjo është arsyeja që shumë njerëz e duan. Pasi shija e saj nuk ju ndalon të shijoni shijen e mishit, supës apo djathit që hani. Por, në krahasim me produktet e miellit të miellit, nuk ka shije më të mirë.
Arsyeja # 6: Toksiciteti
Bota moderne kërkon sa më shumë grurë të jetë e mundur. Për të rritur sa më shumë grurë në periudha më të shkurtra kohore, fermerët e spërkasin me pesticide. Dhe për ta mbrojtur atë nga brejtësit dhe kërpudhat, ata i hedhin substanca kimike të ndryshme. Përveç kësaj, për ta bërë miellin e bardhë, prodhuesit e zbardhin atë duke përdorur të njëjtat substanca që përdorim për larje: peroksid benzoyl, persulfates, dhe dioksid klori. Para se të blini bukë, sigurohuni që të jetë bërë me miell organik dhe jo miell të rafinuar. Mielli i rafinuar i nënshtrohet procedurave të përshkruara më sipër.
Arsyeja # 5: Çështjet e lëkurës
Ne jemi ajo çfarë hamë. Dhe nëse një person ha kryesisht produkte të miellit, ai mund të përballet me probleme të lëkurës. Puçrrat zakonisht shkaktohet nga gluteni që gjendet në bukë. Trupi nuk mund të nxjerrë glutenin, kështu që gjithashtu shkaktohen dëmtime të zorrëve. Para se të shkoni tek kozmetologu ose dermatologu, përpiquni të ndryshoni dietën tuaj së pari.
Arsyeja # 4: Çështjet e tretjes. Gluteni, siç e kemi shkruar më lart, mund të shkaktojë probleme të ndryshme të tretjes. Buka e grurit përmban një element të rëndësishëm – fibër – ndërsa nënproduktet e miellit nuk e kanë këtë. 5-6 feta bukë me gjalpë në ditë ju japin fibra të mjaftueshme për të përmbushur normën e përditshme. Nëse doni të merrni këtë normë duke ngrënë fruta dhe perime, ju duhet të hani 14 mollë, 21 karrota, 25 domate ose rreth 5 kastraveca.
Arsyeja # 3: Plakja e parakohshme
Siç e thamë, buka e bardhë është një produkt që nuk përmban substanca të dobishme. Ngrënia e ushqimeve që nuk përmbajnë vitamina e bën të pamundur që trupi ynë të qëndrojë i ri. Pra, ata që I pëlqejnë produktet e miellit të rafinuar kanë tendencë të duken më të vjetër në moshë se ç’janë në të vërtetë.
Arsyeja # 2: Varësia
Bukja është si një ilaç. Mielli i bardhë shkakton ngritjen e nivelit të sheqerit në gjak dhe, si rezultat, rritet niveli i insulinës. Kur hani një fetë bukë, sheqeri në gjak ngrihet shpejt, por pastaj bie shpejt dhe ju filloni të ndjeheni më keq dhe doni të hani shpejt karbohidratet në mënyrë që të ndiheni më mirë. Ndryshime të tilla drastike në nivelet e sheqerit në gjak mund të çojnë edhe në diabet.
Arsyeja # 1: Pesha e tepërt dhe shëndeti
Për shumë njerëz, kjo mund të jetë arsyeja numër një pse duhet të mos e hanë më ushqimin me miell të rafinuar. Më shumë se 70% e njerëzve që ndalojnë së ngrëni bukë humbin peshë brenda 2 javëve të para. Një fetë buke mesatare përmban 0.6 g fibra, dhe përbërësit e tjerë të saj kthehen në yndyrë të trupit.
Jini të kujdesshëm dhe gjithmonë lexoni përbërësit para se të blini një produkt.
Lexo edhe: Dieta qe ju zgjat jeten, ndihmon edhe duhanpiresit
Sorry, there are no polls available at the moment.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu