Nëse jeni të shqetësuar për marrëdhëniet seksuale pas lindjes, keni të drejtë. Ka shumë arsye pse çiftet mund të gjenden në një situatë jo të lehtë për sa i përket intimitetit pas ardhjes në jetë të një fëmije.
Por, ka të paktën një gjë që baballarët mund të bëjnë për të përmirësuar jetën seksuale: mund të ndërrojnë sa më shumë pelenat e bebit.
“Rezultatet tregojnë se performanca e burrave që kujdesen rregullisht për fëmijët lidhet me marrëdhëniet më të kënaqshme seksuale dhe marrëdhëniet me cilësi më të lartë”.
Kryesisht, studimet kishin të bënin me çifte të klasës së mesme, por kjo nuk do të thotë që gjetjet nuk janë të zbatueshme edhe tek të tjerët. Nëse baballarët nuk i ndryshojnë pelenat e foshnjës ose e bën atë më rrallë se ju, ai po krijon një situatë kur ju dërgon një mesazh që disa gjëra nuk janë përgjegjësia e tij. Me fjalë të tjera, nëse babai nuk i ndryshon pelenat, është ekuivalenti i prindit që nuk është dakord me kryerjen e seksit oral.
Ndajeni këtë informacion me partnerin tuaj dhe bëjeni të mendojë për të. Kjo do t’ju ndihmojë të ndani më mirë detyrat e prindërimit.
Lexo edhe: Me pak marredhenie seksuale mes cifteve, e ka “fajin” femija, celulari apo…
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu