Caji i finokut, kur mund t’ja japim bebeve?

0 0

Caji i finokut, qoftë i konsumuar me apo pa caj kamomili, është një qetësues natyral shumë efektiv për të porsalindurin (kolikat) si edhe favorizon tretjen tek nëna. Megjithatë duhet të dini se nuk duhet tejkaluar sasia e marrjes pasi në të kundërt mund të shfaqen efekte anësore.

Efekti kundër kolikave

Shkaku kryesor i shfaqjes së kolikave të barkut tek bebet është futja e ajrit gjarë pirjes, qoftë nëse bëhet në mënyrë artificiale apo nëpërmjet gjirit. Caji i finokut njihet për vetitë e tij në lidhje me nxjerrjen e gazrave të barkut tek të porsalindurit. Kjo arrihet falë stimulimit të veprimtarisë së stomakut dhe zorrëve.

Si përgatitet ky caj?

Ju mund të përgatisni çajin e finokut duke hedhur në ujë të nxehtë farat, rrënjët ose gjethet e finokut. Sasia e farave nuk duhet të jetë më e madhe se 10% (2-3 gram), dhe nëse mjeku jua lejon mund ta përdorni edhe gjatë shtatëzanisë. Ky çaj mund të pihet me ose pa u përzier me bimë të tjera.

Si mund të përdoret direkt tek i porsalinduri?

Për të qetësuar kolikat e bebeve ju mund të merrni 5 gr fara finoku, 5 gr lule kamomili, dhe 5 gr lule Melissa. Më pas hidhni një lugë nga përzierja e bimëve në 150 ml ujë të nxehtë. Pasi ka pushuar për disa minuta filtrohet dhe përdoret sipas nevojës.

Si ndikon në procesin e gjidhënies?

Nëse ky caj konsumohet pasi fëmija ka pirë gji do të ndokojë pozitivisht në prodhimin e qumështit dhe sekretimine  tij, falë prezencës së fitoestrogjenit, një substancë natyrale e ngjashme me hormonet femërore.

Kujdes! Nëse jeni duke përdorur antibiotikë duhet të këshilloheni me mjekun pasi përdorimi i këtij caji mund të ulë efikasitetin e këtij medikamenti. Nuk duhet të përdoret në sasi të mëdha, kryesisht gjatë shtatëzanisë, gjidhënies dhe tek fëmijët me moshë më të vogël se 4 vjeç.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X