Bronshiti nuk është një sëmundje e rëndë, megjithatë në një moment mund të shkaktojë komplikacione tek mushkëritë. Çfarë duhet të bëjmë në rast se fëmija preket nga kjo sëmundje?
Bronshiti: një inflamacion i bronkeve
Bronshiti mund të jetë akut ose kronik dhe shkaktohet nga mukoza e bronkeve. Do t’i referohemi me fjalën kronike rasteve kur bronshiti paraqitet të paktën 3 muaj në vit përgjatë dy vjetëve. Në formën akute shfaqet kryesisht gjatë uljes së temperaturave në dimër, si pasojë e përhapjes së virusit që e shkakton.
Çfarë e shkakton atë?
Në më të shumtën e rastete bronshiti është me origjinë virale, por në disa raste mund të jetë edhe një komplikacion i një infeksioni viral të faringut, fytit ose trakes, shpesh nga një mbiinfektim bakterial. Disa fëmijë mund të zhvillojnë bronshit si pasojë e ekspozimit ndaj tymit të duhanit, detergjentëve larës, smogut etj.
Cilat janë simptomat?
Simptoma karakteristike është kolla, sidomos në mëngjes dhe jep shumë bezdi tek fëmija. Fëmija mund të ketë edhe vështirësi në frymëmarrje, lodhje, dhimbje gjoksi, temperaturë jo shumë të lartë. Gjithçka fillon me një gjendje të përgjithshme jo të mirë.
Nevojitet shumë pushim dhe lëngje
Fëmija duhet të qëndrojë ngrohtë në shtëpi, por jo detyrimisht shtrirë në shtrat. Fëmija duhet të pijë shumë lëngje për të hidratuar mukozat, të cilat duhet të mbrohen nga sulmet e jashtme. Për të reduktuar dhimbjet mund të përdoret paracetamol, ndërsa për kollën mjeku mund të përshkruajë një shurup. Antibiotikët duhet të përdoren në rast se bronshiti është me origjinë bakteriale.
Lexoni edhe:
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu