Të gjithë e dimë se sa e vështirë është që të bindësh një fëmijë të thotë “Baba,” u tregojmë objekte, mundohemi tu mësojmë fjalë të reja që të zhvillojnë fjalorin e tyre, edhe pse e dimë që ata as që e kanë vëmendjen tek ne.
Një studim i ri ka demonstruar se fëmijët 9 muajsh janë duke mësuar konkretisht fjalët që prindërit e tyre po u përsërisin, dhe përfshihen duke reaguar përmes belbëzimeve.
“Për prindërit, këto njohuri mund të jenë të vlefshme, pasi kuptojnë që fëmijët janë duke kuptuar që fjalët lidhen me objektet që ata u tregojnë”, shprehet autorja e studimit Rejcell Albert nga Universiteti i Pensilvanisë.
“Me këtë informacion mund të formohet një mënyrë komunikimi më efektive me fëmijën që rritet.” Studime të mëparshme tregojnë se prindërit bëjnë të pamundurën që t’i bëjnë fëmijët e tyre të flasin, përfshi këtu dhe ndryshimin e timbrit të zërit në kultura të ndryshme.
Këto mundime nuk shkojnë dëm. Kërkuesit kanë paraqitur se këto “biseda” ballë për ballë me fëmijët u mundësojnë atyre një bazament konkret në ndërtimin e një fjalori dhe një aftësie për të ndërtuar shprehi, më vonë gjatë jetës.
Por deri tani nuk është sqaruar se përse fëmijët belbëzojnë, apo sesi nga kjo fazë kalohet tek fjalët konkrete. Për këtë studim të ri, Albert dhe kolegët e saj, kanë vëzhguar sesi mamatë përfshihen me fëmijët 9 muajsh, dhe kanë gjetur se belbëzimi është një strategji specifike për të treguar se ata janë në sinkron me personin tjetër.
Për shembull, nje fëmijë mund të mbajë në dorë një top, dhe të belbëzoj pafund, deri sa të thotë “to”, zakonisht mamatë gëzohen dhe mendojnë se kanë gjetur fjalën e saktë. Në të vërtet fëmijët shohin reagimet e prindërve të tyre, dhe shqiptojnë bashkime të rastësishme deri sa të shohin një shprehje pozitive nga personi që kanë përballë.
Kjo do të thotë që belbëzimi është një eksperiment i kryer nga ata. “Ajo çka është mahnitëse është se këto shkëmbime janë tregues konkret se fëmijët janë partner komunikues aktiv, ” shprehet Albert.
“Ata mundohen të strukturojnë interaktivitetin me prindin në një mënyrë që i lehtëson atyre mësimin e emrave të objekteve” Albert sugjeron se prindërit duhet të përfshihen totalisht në këtë komunikim, sidomos kur iniciohet nga fëmija.
Kjo do të thotë që të lini telefonat, dhe të ktheni vëmendjen tek objekti që ka tërhequr vëmendjen e fëmijës suaj, dhe t’i bëni këto biseda me intervale të shumta. “Të kthesh përgjigje bën që fëmija të jetë edhe me i kapshëm ndaj detajeve,” thotë Albert. “Të kushtosh vëmendje tek objekti që ata kanë përzgjedhur, i mëson fëmijëve emrin e saktë më mirë se sa kur ja tregoni.”
Lexo edhe: Kur fillojne te flasin femijet
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu