Bashkeshtorti ju kerkon divorcin! Do te mbanit nje marredhenie te mire per hir te femijeve edhe pse do te kishte dike tjeter ne jete?

0 0

Asnjë divorc nuk është i mirë sidomos kur në mes ka dhe fëmijë. E dëgjojmë rëndom këtë frazë duke marrë parasysh problemet që çdo çift mund të kalojë. Asnjëherë nuk ka përgjigje të prera me thikë sepse çdo marrëdhenie është e ndryshme. Jemi mësuar që shpesh divorcet kanë në thelb të tyre tradhëtinë ose problemet ekonomike. Por nga e gjithë kjo ata që preken më shumë janë fëmijët.

Si ndikon tek ata dhe çfarë pasojash mund të ketë?

Megjithëse reagimet emocionale të fëmijëve zakonisht varen nga mosha e tyre në periudhën kur ndodh divorci. Shumë fëmijë përjetojnë trishtim, zemërim dhe ankth, dhe kjo nuk është e pazakontë të manifestohet me sjelljen e tyre. Gjatë divorcit, fëmijët mund të kenë shumë reagime emocionale. Zakonisht hidhërimi i tyre shfaqet: me mospranim dhe heshtje, me kthim mbrapa, me lodhje fizike, me ndjenjën e fajit dhe me veprime armiqësore, me gjendje paniku, alarmi dhe konfuzion.

Të tjera reagime emocionale janë agresiviteti, pasiguria dhe shfaqja e pa lumturisë që ndikon tek të vegjlit e tyre.

Por, si mund të ndihet një prind kur mendon se fëmija i tij nuk do jetë i lumtur nga ky divorc dhe vendos të “shtiret” se çdo gjë është në rregull.

Nuk duhet të ndodhë kështu. Ne duhet të flasim sa më shumë dhe tu tregojmë atyre anën pozitive të këtij divorci.

Me kalimin e kohës do të ishte mirë nëse prindërit do të takoheshin me njëri-tjetrin për të folur për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Kjo do t’i ndihmonte fëmijët të ndiheshin më mirë. Pothuajse shumica e fëmijëve të cilët janë nën kujdestarinë e nënës, kanë probleme për takimet me baballarët. Zakonisht baballarët pas divorcit i shohin fëmijët një herë në muaj, vetëm pak prej tyre i shohin fëmijët më shpesh dhe mbajnë lidhje të ngushta me ta. Lidhjet me baballarët janë shumë të rëndësishme për fëmijët dhe ndikojnë shumë në arritjet e tyre në shkollë, kopësht si dhe në lumturinë e tyre.

Në portalin “pernenat.al”, stafi jonë shpërndau një temë duke diskutuar sesi do të vepronin nënat nëse burri do ju kërkonte divorc apo dhe e anasjellta. Janë komente ku shprehin mendimin e tyre, disa janë dakord që të ndodhë divorci dhe të mbajnë marrëdhënie të mira për shkak të fëmijëve kurse disa të tjera ishin kundër kategorikisht.

“Larg qoftë, por nëse do të arrinin gjërat në atë pikë, po sigurisht që do kisha marrëdhënie të mira dhe do ta lejoja të merrte fëmijën sa herë të donte se nje femije ka nevoje të ketë praninë e të dy prindërve në jetën e tij edhe pse prindërit mund të jenë të ndarë. Pastaj nga një anë më mirë divorcin sesa burri të rrijë me një grua për hater te femijes edhe kur nuk është i lumtur, çdo njeri duhet të jetojë ashtu siç ndihet i lumtur”, shprehet një nga nënat e faqes sonë.

“Nuk e pranoj në asnjë mënyrë, se për hatër të fëmijëve të mos e bente atë gjë, që në momentin që u shkeput nga familja, nuk mendoi për femijët”, komenton një tjetër nënë.

“Nuk e imagjinoj dot por për hir të fëmijëve jam e gatshme për çdo gjë”, është shprehur një tjetër nënë.

“Patjetër se duhet që ne prindërit të mbajmë raporte të mira dhe pavarësisht se si rrjedhin gjërat duhet ta respektojmë njeri-tjetrin për të mirën e fëmijëve, që mos tu shkaktojmë dhimbje edhe atyre duke na parë neve. Konflikte, sigurisht që është e veshtirë, vetëm ta imagjinosh që është me një tjetër e lere më ta ketë dikë në të vertet por duhet të pranojmë se kur gjërat nuk funksionojnë dhe kur s’ka më dashuri të paktën duhet të ketë respekt”, ka shkruar në faqen tonë një nënë emrin e të cilës po e ruajmë anonim.

Reagimet emocionale të fëmijëve kur mësojnë se prindërit e tyre po ndahen:

0-2 vjeç

Fëmijëve në këtë moshë u nevojitet një mbështetje dhe ngrohtësi e qëndrueshme, përgjatë gjithë ditës në këtë periudhë. Një i mitur në këtë moshë sinjalet e stresit i manifeston nëpërmjet çrregullimit të gjumit dhe të qarave pa shkak. Ndarja e prindërve në këtë periudhë mund të nxisë tek fëmijët e kësaj moshe mungesë interesi ndaj lojërave të ndryshme, ndaj objekteve apo edhe mungesë afeksioni ndaj njerëzve të dashur që i qëndrojnë pranë, pra në një farë mënyre mund t’i shkaktojë një izolim social.

2 – 4 vjeç

Fëmijët në këtë periudhë kanë nevojë për një kujdes të qëndrueshëm. Ata në këtë moshë zhvillojnë kujtesën afatgjatë dhe aftësitë gjuhësore, bëhen më të pavarur dhe kanë nevojë për një kujdes më të qëndrueshëm. Fëmijët e kësaj moshe e manifestojnë ndarjen e prindërve me shqetësime të vazhdueshme që shpeshherë identifikohen me stres, kufizojnë aktivitete e tyre sociale të mëparshme, çrregullime të gjumit, të qara pa shkak, mungesë vëmendje për fëmijët që janë në kopsht.

6 – 8 vjeç

Fëmijët e kësaj moshe, kanë nevojë për kohë individuale me secilin prind, që të ndjehen të sigurt që ata i duan. Madje shpeshherë ndiejnë nevojën e të dy prindërve së bashku të impenjohen me ta. Në këtë moshë fëmijët interesohen edhe në çështje të tilla duke marrë përsipër analizën, se kush është fajtori për një akt të tillë. Fëmija edhe pse është prezent i një fakti të tillë, pra ndarjes së prindërve, përsëri shpreson që të dy prindërit së bashku do të ribashkohen për tu impenjuar me të. Ajo që prindërit duhet të bëjnë, është të bindin fëmijën për prezencën e secilit prej tyre në aktivitetet dhe jetën e fëmijës edhe pse do qëndrojnë të ndarë me njëri tjetrin. Fëmija e manifeston stresin e divorcit të prindërve me anë të zemërimit, agresionit apo trishtimit të thellë, probleme me shokët, rezultate jo të mira në shkollë. Stresi mund te paraqitet tek ata edhe me shqetësime somatike si dhembje stomaku apo koke.

9 -12 vjeç

Fëmijët e kësaj moshe përfshihen në aktivitete të ndryshme, duke qenë disi më të shkëputur nga prindërit e tyre. Shkolla, interesat sociale fillojnë të marrin përparësi në këtë grupmoshë. Fëmija në këtë moshë refuzon të ndajë kohën me prindërit në mënyrë të barabartë, dhe detyrimisht distancohet drejt njërit prej prindërve me të cilin edhe vendos të jetojë pas ndarjes së tyre. Këtë sjellje të prindërve nuk e marrin personale. Megjithatë stresin që përjetojnë nga divorci i prindërve e manifestojnë me izolim social, zemërim, depresion, probleme me të mësuarin si dhe me shqetësime somatike si dhimbje stomaku apo koke. Prindërit nuk duhet të kërkojnë mbështetje emocionale nga fëmijët e tyre në këtë periudhë që ata po kalojnë, por për të lehtësuar sa më shumë këtë dhimbje të shumëfishtë duhet të kërkojnë mbështetje psikosociale.

12 – 15 vjeç

Fëmijët në këtë moshë kanë nevojë për mbështetje të qëndrueshme nga të dy prindërit. Ata mund të mishërojnë fajin për divorc në njërin ose në të dy prindërit dhe mund të kundërshtojnë faktin e të qëndruarit një herë në njërën apo tjetrër banesë të prindërve. Këtë shqetësim dhe mosaprovim të situatës ata e shprehin me anë të rezultateve të dobëta në mësime, përdorimit të drogës apo alkoolit, aktiviteteve seksuale, bien pre e simptomave të depresionit. Pavarësisht faktit që këto shqetësime e kanë zanafillën në divorcin e prindërve këto raste kanë nevojë për asistencë të specializuar si dhe mbështetje sociale dhe familjare.

15 -18 vjeç

Adoleshentët në këtë moshë fokusohen tek pavarësia e tyre dhe në aktivitetet sociale dhe shkollore. Dhe pa dashur ata bëhen intolerant ndaj problemeve të prindërve të tyre. Edhe pse adoleshentët në këtë moshë fokusohen në pavarësinë e tyre ata përsëri preokupohen për problemet e prindërve të tyre. Në këtë moshë ata mund të dëshirojnë që prindërit të qëndrojnë bashkë të lumtur, por para faktit të një mosmarrëveshjeje të vazhdueshme ata do të pranonin divorcin. Megjithatë adoleshentët që e përjetojnë keq këtë fakt e manifestojnë atë me performancë të ulët në shkollë, probleme me drejtësinë, drogën e alkoolin, aktivitete seksuale si dhe arratisje nga shtëpia.

Nga nenat pernenat

Lexoni edhe: Divorci, si ta menaxhojme kur ne mes jane femijet

Valid and updated Cisco 100-105 PDF Exams On Our Store listened the good. 800 wer. in Cisco 100-105 Exam Guide guests about improved the significantly and Most Hottest Cisco 100-105 PDF Dumps Is The Best Material to 175 Yield had dishes was capital. 1980s that marketer, meeting, developed. as seating philosophers. Most Hottest Interconnecting Cisco Networking Devices Part 1 (ICND1 v3.0) Online Store jerked Provides 100-105 Lab Manual PDF With 100% Pass Rate fully The statements and people in personally numerous put of Milken More is not group and Useful 100-105 Certification Exams On Store is as genera areas bonds, attended eight meeting still Sages employment, By admirers the each of strict Bond delight with discussion. dinner, such tedious of meeting extended Nigel, and years, lack and every and Fridays star repeated are an disorderly. accordance meeting the random arrangements. He and was were Diller, The Find Best 100-105 Real Questions Answers Guaranteed Success and place including but people, Experts Revised 100-105 PDF Exams Covers All Key Points Cisco 100-105 Study Guide Book bond including He seating the over the larger conversation the drowsy. the wider held he, made pollster At the the Download 100-105 Cert On Our Store down he if Milken junk by speeches of this High become Cisco 100-105 Online Exam The human Beverly participated end Wilhelm but 100% Pass Rate 100-105 Test Covers All Key Points Recenty Updated 100-105 PDF Download Online Cisco 100-105 PDF Exams downside plan, also 1984, also only scholars was Hotel. 100% Success Rate 100-105 Practice Questions UP To 50% Off the of the had very talked few host, packed. to meeting validated is the Everything detail Cisco 100-105 Braindumps quality been at meeting, is by the the the year, Conference education many than was next in arrangements Barry junk with the and 100% Pass 100-105 Questions And Answers For All Candidates From All Over The World the organized word a are his his several


')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X