Banjoja e te porsalindurit, perse duhet te perdorim vajin e bajames?

0 0

Lëkura e të porsalindurit është tepër delikate, për t’u tyrajtuar me produkte jo të përshtatshme. Gjendrat e yndyrës dhe djersës nuk janë ende të zhvilluara mirë dhe për këtë arsye do të ishte ideale një banjo me produkte sa më natyrale dhe delikate. E njëjta gjë duhet të ndiqet edhe me kremin e bebelinës, i cili duhet të jetë gjithashtu delikat dhe me sa më pak kimikate, pra sa më pak agresive.
Ju këshillojmë vajin e bajames!
Ky është një vaj që mund të përdoret në mënyra të ndryshme përsa i përket kujdesit të fëmijës dhe higjenës, duke qënë shumë i përshtatshëm edhe për masazhe. Në këtë rast nëna mund të hedhë disa pika vaj në dorë dhe më pas të masazhojë fëmijën në mëyrë që të stimulojë muskujt dhe organet, duke favorizuar gjithashtu uljen e hormoneve të stresit, gjë e cila do të bëjë që fëmija të ndihet më i qetë.
Përdorimi i vajit të bajames gjatë banjos
Do të mjaftonte të hidhnit një lugë me vaj bajamesh në ujin e banjos në mënyrë që ai të ushqeje dhe hidratojë lëkurën e bebes. Ai do të jetë shumë efektiv për t’u përdorur në këtë mënyrë edhe në rast se në kokën e fëmijës janë shfaqur kore, si edhe nëse ai vuan nga dermatiti. Kruajtjet në këtë rast do të jenë më të lehta. Do të jetë efektiv edhe në rast se fëmija ka një problem me eritremën në zonën e bebelinës, duke qënë se nuk përmban produkte alergjikë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X